Lauren Luli: kurban i kryesise se KMSH-se per terrorin izraelit ne Palestine?

Myftinia e Tiranës lajmëroi se myftiu Lauren Luli kishte shkuar në një mbrëmje fetare në një xhami në Paskuqan, e quajtur xhamia e Bletës.

Siç duket edhe në pamjet e publikuara, myftiu ishte i shoqëruar nga imami i Kamzës Kujtim Hasani dhe imami i kësaj xhamie Eduart Shtrezi. Vizita e myftiut në këtë xhami, vjen menjëherë pas kërkesës për shkarkim të myftiut nga një numër i madh hoxhallarësh, për shkak të prezencës së tij në iftarin e Izraelit në Tiranë. Vizita e myftiut në këtë xhami u konsiderua si provokim nga besimtarët, pasi para pak kohësh ky xhemat e pati përzënë nga xhamia myftiun Luli, pas përplasjes që kishin patur, për shkak të imamit që Luli donte të vendoste në këtë xhami, pa miratimin e xhematit. Sipas burimeve pranë këtij xhemati, gjatë përplasjes që kishin pasur për shkak të arrogancës së treguar nga myftiu, gjendja kishte dalë jashtë kontrollit dhe myftiu Luli ishte larguar nga xhamia me shpejtësi duke marrë këpucët e një besimtari dhe jo këpucët e veta. Pas kësaj imam në këtë xhami u vendos Eduart Shtrezi, personi që dëshironte xhemati. Në rastin e ditës së djeshme besimtarët sapo kishin parë myftiun, ishin ndjerë të provokuar dhe kishin kërkuar largimin e tij. Menjëherë kishte ndërhyrë imami Shtrezi dhe u kishte kërkuar besimtarëve të mos e përzënë myftiun.

Pas kësaj xhemati i xhamisë ishin larguar nga xhamia, duke e braktisur mbrëmjen fetare të myftiut. Në xhami kishin qëndruar vetëm rreth 10 vetë. Myftiu Luli i trembur nga fakti se mund ti ndërhyhej gjatë fjalës së tij, kishte filluar duke thënë, “unë jam njëri që kam ardhur për të dhënë dije, kështu që mos ma ndërprisni fjalën”. Megjithatë besimtarët që kishin ngelur të pranishëm, gjatë koktejlit të mëvonshëm, e kishin pyetur myftiun, pse kishte shkuar në iftarin e Izraelit, ndërkohë që po vriteshin fëmijët muslimanë dhe po dhunohej xhamia e shenjtë Al-Aksa. Ai iu përgjigj atyre, se atij “ia kishte futur kryetari i KMSH-së Bujar Spahiu”, pasi i ftuar kishte qenë Bujar Spahiu. Spahiu kishte urdhëruar myftiun Luli të shkonte, në mënyrë që ai si kryetar i KMSH-së të mos diskretitohej në sytë e besimtarëve.Myftiu Luli shtoi se kryetari e kishte urdhëruar të shkonte në iftar, i veshur me veshjen e hoxhës, por Luli nuk i ishte bindur dhe kishte shkuar në iftar, pa çallme dhe pa xhybe. Megjithëse myftiu e dinte se kush e organizonte iftarin dhe arsyen e këtij iftari, ai fajëson kryetarin e KMSH-së Spahiun dhe justifikohet se zbatoi urdhërin e tij, por a mbetet pa përgjegjësi myftiu sepse zbatoi urdhërin e kryetarit dhe a e shfajëson kjo përpara njerëzve?! Dhe a ka më vlerë dhe dinjitet ky njeri të drejtojë myftininë e Tiranës, kur ai zbaton urdhëra të padrejta dhe nuk vendos asnjë filtër moral, nëse këto urdhëra bien ndesh me fenë e tij.

Më pas myftiu shtroi një koktejl me fanta dhe çibuk, me 10 vetat e pranishëm. Pas koktejlit myftiu u largua nga xhamia, pa ardhur namazi i Jacisë, kohë kur do të kthehej xhemati për t’u falur.

Pas postimit të aktivitetit në faqen e myftinisë, besimtarët komentuan të revoltuar ndaj myftiut duke i kujtuar atij iftarin me ambasadorin izraelit. / mexhlisi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne