Mediat greke zbardhin SKEDËN e ‘shefit të unazës së drogës”

Kapaj ka bërë dhe një arratisje spektakolare nga burgu i Trikalasë në vitin 2012. Teksa transportohej në spital, pasi ishte plagosur, Kapaj me katër bashkëpunëtorë kërcënuan efektivët me kallashnikovë dhe u arratisën, por në të njëjtën ditë u vunë në pranga.
Featured image of article: U arrestua sot! Mediat greke zbardhin SKEDËN e ‘shefit të unazës së drogës”, si u arratis Gjergj Kapaj nga Trikala para 9 vitesh, kërcënoi policinë me kallashnikovë, 47 vite burg i ‘lau’ me gjobë

Mediat greke kanë zbardhur skedën kriminale të shqiptarit Gjergji Kapaj, i cili është vënë sot në pranga pasi akuzohet se është ‘shefi i një unaze’ të trafikut të drgoës që sillej nga Holanda në ykonos, kryesisht kokainë.

Por, Kapaj ka një CV mjaft të pasur. Ai rezulton të jetë dënuar me më shumë se 47 vite burg, por në vitin 2015 është lënë i lirë duke paguar një gjobë prej 56 mijë e 500 eurosh.

Kapaj ka bërë dhe një arratisje spektakolare nga burgu i Trikalasë në vitin 2012. Teksa transportohej në spital, pasi ishte plagosur, Kapaj me katër bashkëpunëtorë kërcënuan efektivët me kallashnikovë dhe u arratisën, por në të njëjtën ditë u vunë në pranga.

Skeda e Gjergji Kapajt:

Më 18-07-2012 u arrestua për “Rezistencë”, “shkelje të ligjit për drogën”, “Për armët”, u kap me kanabis dhe një automatik, 3 pistoleta dhe 207 gëzhoja.

Një muaj më vonë u plagos  në burg dhe teksa shkonte në Spitalin e Trikalës, me ndihmën e katër personave dhe nën kërcënimin e kallashnikovëve, ata i u arratis bashkë me shoqëruesit, por u kap në të njëjtën ditë në orët e mbrëmjes në varrezat e Kokkinos Mylos pas një shkëmbimi zjarri me policinë.

Më 12-10-2012 i rënduan veprat penale “vrasje në tentative”, “arratisje nga vendi i të burgosurit”.

Më 30-11-2015 ai u dënua me 47 vjet e gjashtë muaj burg, por u la i lirë duke paguar një gjobë prej 56 mijë e 500 eurosh.

Më 11-10-2017 ai u arrestua nga policia e Sigurimit.

Sot Gjergji Kapaj u vu sërish në pranga. Pas katër vitesh liri ai do të duhet të përballet sërish me qelitë e burgut e këtë herë për trafik droge.

(f.m/Dosja.al)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne