Bota Opinion

Fitorja nuk është e Turqisë, por e atyre ndaj të cilëve iu është bërë padrejtësi (popujve të shtypur)

Nga Muharrem Güneş

Fitorja e Erdogan në zgjedhjet e 24 Qershorit në Turqi, me një shumicë votash prej 52%, ka krijuar një atmosferë gëzimi tek komuniteti arab i cili jeton në Turqi.

Në rrjetet sociale të aktivistëve arabë dhe personaliteteve të njohura siriane të ardhur në Turqi si refugjat lufte, lajmi kryesor i ditës ka qënë ai i fitores së Erdogan.

Gjatë fushatës elektorale të kundërshtarëve të Erdogan iu mëshua faktit se refugjatet sirianë do kthehen në vendin e tyre nëse do të kishin sukses në zgjedhje.

Ky veprim shkaktoi shumë shqetësim tek shtetasit arabë që jëtojnë në Turqi, numri i të cilëve arrin në rreth 5 milionë banorë.

Bashkë me lajmin e përfundimit të zgjedhjeve politikanët, mediat, aktivistët, avokatët e deri tek klerikët kanë cilësuar si faktor kryesor që ka nidkuar pozitivisht në rezultatin e zgjedhjeve, “Strehimin e të shtypurve dhe atyre që iu është bërë padrejtësi”.

Një tjetër çështje e rëndësishme ishte dhe lëshimi i kritikave të ashpra nga ana e drejtuesve të shteteve arabe ndaj përkrahëse të “përpjekjes për të përmbysur Erdogan”, të cilët kanë ndikuar në dobësimin e ekonomisë së vendit.

Profesor Muhammed Muhtar el-Shankiti, duke uruar popullin turk për fitoren dhe gjithë popujt e lirë të botës ka komentuar si humbës, “financuesit e revulucioneve përballë atyre të cilët njihen si Likud-ul Arab dhe që janë kundër metodave puciste dhe pro rigjallërimit të civilizimit Islam”.

Shumë komnetues kanë hedhur akuza ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Arabisë Saudite se me politikat e tyre monetare kanë shkaktuar humbje në vlerë të lirës turke kundrejt dollarit.

Shkrimtari egjiptian Muhammad al Cevadi ka deklaruar se EBA dhe aleatët e saj kanë shpenzuar plot 200 miliardë dollarë për t’u bërë pengesë e suksesit të vendeve muslimane, me në krye Turqinë, por nuk i kanë arritur objektivat e tyre.

“Erdogan jo vetëm që fitoi në vendin e tij, duke lënë pas pesë kundërshtarë, por ka qenë gjithashtu një shpresë për popullin e rajonit për të përmbysur diktatorët e tyre në të ardhmen e afërt duke përmbysur komplotet perëndimore të aleancës kundër tij si një diktator”, ka thënë Macid Abdulhadi në komentin e tij duke nënvizuar rëndësinë e një modeli të qëndrueshëm për njerëzit e rajonit. Sepse nuk ka qeveri në këtë gjeografi me zgjedhje dhe pushtet. Të suksesshmit u përballën me luftë, grusht shteti ose kriza ekonomike të qeverive rajonale, nga aktorë ndërkombëtar.

Për shkak të mungesës së përvojës zgjedhore në vendet islamike dhe niveli i lartë i pjesëmarrjes me 87-88% bën që rezultatet të jenë transparente brenda disa orëve nga mbyllja e kutive të votimit dhe në zgjedhjet e fundit konsiderohet si një arritje e madhe nga perspektiva botërore.

Me shpalljen e rezultateve nga Ballkani deri në Afrikë, Azi e vendet arabe menjëherë kanë mbërritur mesazhet e urimit nga miqtë e Turqisë.

Gëzimi më i madh i rezultateve të zgjedhjeve ishte padyshim i popujve të shtypur të Gazës dhe Jerusalemit.

Lëvizja palestineze e rezistencës Hamas, Ivan-Muslim, Shoqata Muslimane Botërore e Aleancave, Lëvizja Nakhda dhe shumë lëvizje të tjera dhe komunitete kanë marrë frymë lirisht dhe kanë uruar këtë fitore sikur të ishin zgjedhjet e tyre.

Ndërsa populli i Katarit është dyndur në rrugë dhe feston për përkrahësin e tij më të madh gjatë bllokadës, Turqinë, vendet e tjera arabe, si EBA dhe Arabia të cilët kanë vendosur bllokadën dhe në të njëjtën kohë kanë qënë përkrahës të grushtit të shtetit, i ka ngëthyer zija.

Të vlerësosh fitoren e Erdogan si sukses vetëm të shtetit turk do ishte një gabim shumë i madh.

Është me vend të theksohet se këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme përsa i përket marrjes parasysh të ndikimeve ndërkombëtare dhe shembullit të suksesit për vendet e tyre./ frekuenca.com

OPINIONE

INTERVISTA