Mbylle Gojën!

nga Fehim Taştekin

Në politikën e jashtme Turqinë e pret një rrugë ‘e lëkundshme’ për t’u ndjekur duke qënë se Tajip Erdogani e mori pushtetin pas zgjedhjeve ‘problematike dhe të kontroluara’ me fuqi ‘të ashpër’ dhe duke qënë se ekonomia është futur në një rrugë të vështirë. Nuk është aspak e lehtë që të hedhësh në letër rrugët e përshkruara të fryra si gra shtatëzëna nga ulje-ngritjet e ndjeshme. Duket se do të dëshmojmë vazhdimin e një filmi me futjen e ndryshoreve të reja.

Fillimet e reja nga këndvështrimi i brendshëm duhet të jenë proporcionale me fillimet e reja nga këndvështrimi i brendshëm. Ndërkohë që po themelohet ajo që njihet si regjimi i një njeriu të vetëm nuk shihet asnjë dritë e dialogut, shpresës dhe paqes. Errësira po vjen gjithnjë e më shumë drejt nesh.

Konfliktimi dhe polarizimi ka qënë një vegël që i ka shërbyer këtij regjimi. Mentaliteti nacionalist që ka krijuar për të mbajtur veten në mbrojte, aleanca e bërë me MHP-në për të vazhduar shumicën e nevojshme aritmetike në parlament dhe legjenda e ‘ne jemi shpresa e ymmetit’ që fryn gjithnjë e më shumë qasjen islamike e bëjnë të pamundur që të analizohen me detaje zinxhiri i lëvizjeve në politikën e jashtme që nuk përbëjnë asnjë sens.

Faktori i cili shkatërron gjithë rrugëtimin e marrëdhënieve të jashtme të Turqisë nuk është thjesht mbështetja tek nacionaliteti. Nacionaliteti i brendshëm po zhvillon një ‘nacionalitet populist’ hibrit përsa i përket entuziazmit përsa i përket pretendimeve përtej kufinjve të vendit. Ndërkohë që perëndimi është duke diskutuar në lidhje me nacionalitetin radikal dhe me mbrojtjen kombëtare është duke e analizuar në mënyrë të gabuar dinamikën nëtë cilin mbështetet konsolidimi i nacionalizmit me konservatorizmin. Konkretisht, shembulli më i thjeshtë është ai i faktit se ndërkohë që në Perëndim ka nnjë shtyrje gjithnjë e më shumë drejt politikave ‘mbrojtësi’ të demokracive sociale të frymëzuar nga ekstremi i djathtë për shkak të frikës që ekziston nga rryma e refugjatëve, në Turqi çështja e refugjatëve mund të përdoret si një faktor nga nacionaistët-konservatorë.

Dhënia e nënshtetësisë për sirianët është një faktor psikologjik që pjesa konservatore islamike e ka futur në botën e nacionalistëve sekularist. Në njërën ka lëvizje tërhiq-ngushto, ndërsa në anën tjetër ka lëvizje shpërnda-zgjero.

Mesa arrimë të kuptojmë nuk do të jetë e lehtë për frontin e ri nacionalist qëështë duke u krijuar që lëviz me ritmin e emocioneve të krijojë një vijë hyrëse në diplomaci. Gjenden sllogane klishe të kipit ‘nderi’, ‘qëndrim i palëkundshëm’, ‘shteti i madh’ dhe ‘populli i madh’ në marrëdhëniet udhëheqës-popull, shtet-popull, njeri me njeri, marrëdhënie vertikale dhe horizontale dhe marrëdhëniet e jashtme që reflektojnë ‘kapadajllëk’. Një lëmsh i madh nën parantezën ‘nëse do konflikt, konflikt do ketë.’

***

Ndërkohë që analizojmë se çfarë mund të ndodhë në periudhën e re në politikën e jashtme, në këtë këndvështrim ka dal një sllogan i ri ‘mbylle gojën’. Thirrjes sëAdam Schiff në kongresin e SHBA-së ‘Mos e përgëzoni Erdoganin’, zëdhënësi i presidentit i është përgjigjur në këtë mënyrë: “Populli turk e ka thënë fjalën e fundit. Duhet të mbyllësh gojën.” Nëse ky veprim nuk është një reflektim i jashtëm i gjendjes së përgjithshme mund të themi se “amerikanët meritojnë edhe më shumë”. Unë jam i gatshëm që të them fjalë edhe më të rënda në lidhje me çështje shumë më të rëndësishme.

Pavarësisht frikës që sa vjen e shtohet në lidhje me faktin se Erdogani dhe ekipi i tij mund të sjellin vazhdimësinë e këtij sistemi, po mundohen që të pranojnë regjimit e një udhëheqësi të vetëm duke marrë parasysh se “nuk ekziston asnjë demokraci në Evropë ku pjesëmarrja në zgjedhje të ketë qënë 87 përqind, dhe kandidati fitues të ketë marrë 42 përqind të këtyre votave për të marrë pushtetin.” “Demokraci alla-turke” me shumëicë larg vlerës së shumicës. Duke e thënë këtë gjë me zë të lartë mendojnë se mund të shesin në sytë e të tjerëve një gjë të këtillë.

Duke shtuar edhe ndikueshmërinë që do të fusë MHP-ja në marrëdhëniet e jashtme nuk ka mundësi që këto marrëdhënie të shkojnë më lart se niveli ‘mbylle gojën.’

Megjithatë, çdokush që merret me analizimin e situatës aktuale të Turqisë do që të hapë të nëjtën parantezë. Po shtohet numri i fushave ku britma “mbylle gojën” po jep efekte të anasjellta. Ekonomia është e para ndër këto fusha. Duke marrë parasysh se po rriten shenjat që indikojnë një krizë të madhe, pasojat e armiqësinë me gjithë botën mund të jenë të një dimesione që nuk duhet të përballemi. Për shembull, bota financiare ka një superioritet mbi ata qënë ende nuk kanë mundur të keni një rend në shtëpitë e tyre që ‘mund t’u mbyllin gojën’. Aq më tepër nëse problemet strukturore i kalojnë përmasat tuaja! Nuk jeni një shtet që prodhoni! Vlera juaj e shtuar është shumë e ulët!

Më lejoni t’ju kujtoj se me çfarë humbjeje katastrofike u kthye nga Londra Erdogani para zgjedhjeve pas polemikës së interesit që kishte për qëllim pavarësinë e Bankës Qëndrore. Për të rregulluar situatën u detyrua që t’u drejtohej entietetve politike duke u thënë ‘e bëmë ne mos e bëni edhe ju’ duke i kërkuar që të ktheheshin në terren përpara grabitqarëve.

Po kështu, çështja e Zarrabit në SHBA e cila e ka zënë ngushtë Erdoganin vazhdon të qëndrojë aty si shpata e Demokles që do të ndikojë j vetëm në ekonominë e Turqisë, por edhe në politikat e saj rajonale. Mundësia e nxjerrjes së vendimeve për sanksione të cilat do të shkundnin gjithë sektorin e bankave në vend e ka bërë mundësinë e manovrimit të Erdoganit edhe më të ngushtë. Në një farë mënyre krijohet një situatë e të qenit ‘peng i Amerikës.’ Lëvizja e kohëve të fundit për rritjen e dimensioneve të ortakërisë me Rusinë duket se ka qënë një tekninë e suksesshme për ta parandaluar SHBA-në që të ndërmarrë hapa tërheqës ndaj Turqisë. Megjithatë, me një eknomi të keqe këto letra mund ta humbin ekfektin aktual në një kohë të shkurtër.

***

Pavarësisht se politika sipërfaqsore vazhdon të ruaj stabilitetin e saj, që prej lëkundjes së vitit 2015 Erdogani dalë nga dalë pa rënë në sy ka filluar t’i hedhë spirancat në det. Sigurisht pa motivuar asnjëlloj qëndrueshmërie. Mes premisave të hiperbolizuara dhe kapaciteteve të ulta nuk mbarojnë lëkundshmëritë që ka shkaktuar papajtueshmëria e veprimeve. Në Siri u realizua bashkëpunimi me Rusinë dhe Iranin, megjithatë kjo nuk ishte një çështje zgjedhjeje, ishte në detyrim! Në Irak u bënë përllogaritje për hapjen e një faqeje të re, por e gjithë kjo në këmbim të Kurdistanit. Saudi i shkroi një çek të hapur në lidhje me realizimin e ëndrrës së tij për krijimin e një “Ushtrie Sunni” kundër Iranit, megjithatë për shkak të faktorëve të tjerë u hodh një hap mbrapa.

Po kështu, duke hequr dorë nga Çështja e Mavi Marmara (anijes turke me ndihma humanitare) filloi edhe procesi i normalizimit të marrëdhënieve me Izraelin. Ç’është e vërteta, konflikti me Izraelin ka qënë gjithnjë i rremë. Nën hijen e dashurisë për Palestinën, anijet turke vazhdonin të akordonin në portin izraelit Ashdod. Ndërsa situata është këtillë shpërthimet me mllef në mbrojtje të Gazzës vazhdojnë të përsëriten! Këto nuk janë gjë tjetër veçse ato britmat e shitësit të shalqirit në pazaret arabe që beson se sa më shumë do ttë bërtasë aq më shumë do të arrië të shesë. Që pas daljes së Turqisë me “One Minute”, në fakt Turqia është partneri më i qëndrueshëm i Izraelit. Prandaj nuk ka kuptim që ta krkojmë pozicionimin delikat në politikën e jashtme duke u fokusuar në çështjen Izrael-Palestinë. Në fakt vendi që duhet ndjekur se çfarë do të ndodhë është Siria.

***

Të gjitha pretendimet e mbetura të paplotësuara bashkë me tërheqjet e detyruara nga e gjithë Lindja e Mesme në përgjithësi mbetën për llogari të Sirisë. A do t’i habisë Erdogani të gjithë në lidhje me Sirinë gjatë këtij mandati? Sepse dëmi i vërtetë kolateral i politikës së jashtme qëndron aty. Prej një kohe të konsiderueshme tashmë politika siriane qëndron në dy pozicionime: E para, nxjerrja e kurdëve nga balanca, e dyta, ngritja e pretendimeve në negociatat me Damaskun. MHP-ja po angazhohet personalisht me çështjen e parë. Për këtë arsye, zgjatimi i mëtejshëm i operacioneve Mburoja e Eufratit dhe Dega e Ullirit ka qënë një nga pikat lidhëse për aleancën MHP-AKP. Nga një këndvështrim tjetër, kjo do të thotë se do të vazhdohet të luhet loja e “mbushjes së hapësirës boshe” të krijuar për shkak të konkurrencës amerikano-ruse.

Gjërat që ka në dorë aktualisht Turqia mund të shndërrohen në mjete në dorë të Amerikës për t’i përdorur kundër Rusisë, Iranit dhe Sirisë. Zgjedhja e parë e AKP-së nuk është Rusia, gjithmonë do të jetë miqësia e mbrojtur që ka me Amerikën. Potencialisht ekzistenca e Turqisë në terren, për shkak të NATO-s do të thotë prezencë edhe e SHBA-së. Rusia dhe Irani janë të vetëdijshme për një situatë të këtillë megjithatë, duke qënë se ende kanë nevojë për Turqinë, edhe ata vazhdojnë ta luajnë këtë lojë të dyfishtë. Mbështetja dhe përshëndetja e fitores më të fundit të Erdoganit nga Irani dhe Rusia nuk rrjedhin nga miqësia apo besimi mes tyre por ka qënë për hir të aleancës së përbashkët.

***

Thënë shkurt, me rrogën e re që i ka qepur vetes, Turqia nuk mund të krijojë fillime të reja. Shembulli më i thjeshtëështë se ende nuk kthehet dot në bisedime me BE-në për negociata. Vetë kalimi në regjim individual është devijim nga këto negociata. Si mund të ulet për negocimin e kritereve të hyrjes në BE një regjim në të cilin parlamenti nuk mund t’i krkojë llogari qeverisë, ku sistemi i drejtësisë është i parapërcaktuar, ku janë hequr mekanizmat e inspektimit publik, ku presidenti ka kompetenca të jashtëzakonshme, ku vazhdon përzgjatja e situatës së jashtëzakonshme, ku është zhdukur liria, ku janë mbyllur mediat alternative, ku gazetaria është shpallur krim, ku krimet e kryera në mbështetje të qeverisë kanë fituar imunitet, ku opozita trajtohet si të ishte terroriste, ku mbahen në burgim në mënyrë të jashtëligjshme udhëheqësit e partisë së tretë më të madhe në parlament dhe ku paqja cilësohet një krim?

Pa dyshim që edhe shtetet e Bashkimit Evropian do të vazhdojnë me qëndrimin e tyre hipokrit në këtë situatë të re. Nuk përbën ndonjë rëndësi kritimi i vazhdueshëm në syrin publik në lidhje e me çështje që nuk krijojnë lëvizshmëri. Tashmë roli që Evrropa sheh si t përshtatshëm për Turqinë nuk është më e një vendi aleat i qëndrueshëm i lidhur me vlerat e BE-së, por si një treg për mallrat ë prodhojnë, një barrierë që po pengon rrjedhën e refugjatëve dhe si një tampon që mban të bllokuar rrjedhën e krizave rajonale. Për ata përparësi nuk ka demokracia por stabiliteti. Megjithatë ekziston një gabim në përllogaritjen nga ky këndvështrim: roli që BE-ja ka parë të përshtatshëm për Turqinë as nuk mund të mbajë stabilitetin e shpresuar dhe as nuk mund t’i japë Turqisë qetësinë për të cilën ka nevojë. Turqia ka nevojë për një tërheqjë të madhe për të dalë nga humnera ku karënë. Një gjë e këtillë ka nevojë për një normalizim të radikalizuar. Më 24 qershor u humb një shans i këtillë. Është bërë një zgjedhje vdekjeprurëse që do të vazhdojë të fryjë edhe më shumë anormalizimin.

Burimi : Gazete Duvar/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne