Fituesi i çmimit “Pulitzer”: Presidenti amerikan me probleme mendore

George Will, fitues i çmimit Pulitzer dhe kolumnist në gazetën Uashington Post, ka thënë se presidenti amerikan nuk mund të flasë në mënyrë të qartë për shkak të mungesës në të menduarit e qartë.

George Will në artikullin e tij të fundit në Uashington Post, ka thënë se Amerika do të përballet me probleme të shumta në të ardhmen për shkak të afekteve mendore të presidentit Donald Trump. Fituesi i çmimit Pulitzer po ashtu ka thënë se Trump gjatë intervistave të tij dëshmon se nuk e njeh historinë dhe çështjet më të rëndësishme të vendit. Ky gazetar amerikan ka kritikuar Trumpin për deklaratat e tij në lidhej me armët e trefishta bërthamore të Amerikës dhe “politikën e monedhës kineze”. George Will 76 vjeç është fitues i çmimit Pulitzer./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne