Fjala e Blerim Nuradin Latifit mbajtur ne tubimin e “Levizjes se Decanit” mbajtur ne Zvicer me 19.03.2025
“prandaj duhet të zgjohemi, të organizohemi edhe më shumë, mos të rrimë duarkryq, se kush rrinë duarkryq historia e shkelë me dy këmbët.”
Përshëndetje dhe mirë se keni ardhur në këtë takim të madh këtu në Zvicër,
Dhe kur jemi takuar para një viti me rastin e themelimit të degës këtu në Zvicër, ndihem shumë i lumtur dhe krenar që jam në mesin tuaj, në mesin e gjithë këtyre patriotëve të dalluar të cilët në periudha dhe rrethana të ndryshme nuk kanë hezituar me veprua dhe me i ndihmua çështjes kombëtare, edhe para luftës, edhe gjatë luftës, edhe pas luftës, dhe në të gjitha këto procese është vendos fati i kombit tonë me përgjegjësi.
E përshëndes Veselin, në mënyrë të veçantë Saimin dhe gjithë ju që keni ardhur nga vende të ndryshme të diasporës.
Sot po e kremtojnë një vjetorin e nismës së Deçanit këtu në Zvicër, dhe kur e kthejmë kokën pas ne e shohim se duhet të ndjehemi krenarë sa është arritur deri tani në synimin që nisma e deçanit e ka. Krenarë, marrë parasysh presionin e madh, presionin e jashtëzakonshëm të cilin kjo nismë e ka pasur qysh nga ditët e para kur doli publikisht në Deçan dhe pastaj u hap lajmi si një uragan për këtë ngjarje në historinë më të re të Kosovës.
Kam qenë aktiv dhe i kam përcjellë me vëmendje presionet, dmth., menjëherë pasi doli nisma e Deçanit u angazhuan dhe tentuan t’ia hedhin në qafë gjykatën duke e përdorë institucionin e shtetit për ta shuar qysh në djep, në zanafillë këtë nismë atdhetare dhe patriotike. Por çfarë mund t’i bënin gjykatat një nisme e cila është e bazueme krejtësisht në të drejtat kushtetuese të qytetarëve të Kosovës, natyrisht se nuk mund t’i bëjnë asgjë, dhe hoqën dorë, por nuk u ndalën me kaq, filluan ta sulmojnë mediatisht, dmth., plotë gazetarë dhe plotë vegla, për fatin tonë të keq, ishin të prirë mediatikisht ndaj kësaj lëvizjeje, duke i dhënë hapësirë lloj-lloj propagande, lloj-lloj njeriu dhe eksponenti të cilët e sulmuan në mënyrën më brutale të mundshme nismën e deçanit. Por çfarë mund t’i bënin mediatisht një nisme e cila po e thoshte një të vërtetë të madhe, të cilën kishte kohë që Kosova e priste, e vërteta se ne duhet të ngrihemi në këmbë për ta mbrojtur identitetin tonë, të ardhmen tonë, dhe vendin tonë si pjesë e qytetërimit evropian. Por sulmet nuk u ndalën vetëm me kërcënimin gjyqësor, ose policor, me sulme mediale të ndryshme, shkuan deri atje sa që fabrikuan edhe akuza monstruoze se kinse kjo nismë financohet nga shërbimet serbe, ruse e ku ta di unë, por këto akuza ranë shpejtë në ujë, sepse çfarë mund t’i bënin këto akuza një nisme e cila ishte nismë e njerëzve që synim dhe pasion e kishin vetëm një gjë; interesin kombëtar të Kosovës dhe asgjë tjetër.
Pra, ishin tri elemente që e përbënin forcën, edhe e përbëjnë forcën e nismës së Deçanit, ligji, e vërteta dhe interesi kombëtar. Këto elemente, këto tri fuqi e përbëjnë dhe duhet ta përbëjnë edhe vet thelbin e Kosovës, që ne ta kemi një shtet ligjor, një shtet sekular, ashtu qysh e thotë Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Një shtet i cili jo vetëm formalisht, por edhe përmbajtësisht punon që një ditë të jetë pjesë e bashkësisë së shteteve demokratike evropiane. Një shtet që udhëhiqet nga interesi kombëtar, jo një shtet që udhëhiqet nga agjendat e huaja të cilat shpeshherë kamuflohen në mënyrë aq perfide, sa ne nuk mund t’i dallojmë, por që ka parasysh një shtet që punon për veti dhe jo për një gjë tjetër.
Ju sot e shihni se kombet po i rikthehen vetes, nga Washingtoni në Berlin ka një zgjim të madh të forcave të djathta të cilat paraqesin një revoltë ndaj një degradimi të madh i cili ka ndodhë në dekadat e fundit në shumë kombe, posaçërisht në civilizimin evropian. Pra popujt po i kthehen vetes, po i kthehen identitetit të tyre, vlerave të tyre, edhe ne duhet ta bëjmë të njëjtën gjë, kombi shqiptar duhet t’i kthehet vetvetes, dhe nisma e Deçanit ka qenë një paralajmërim i hershëm i kësaj nevoje, që kombet t’i kthehen vetes, dhe ky kthim i kombit duhet nisur nga një moto, nga një slogan; stop ideologjive të mbrapshta të huaja, jashtë përgjithmonë këtyre ideologjive të huaja. Ka ardhur momenti që mos të rrimë pasiv, ose të presim që dikush të na e kryejë këtë punë. Shikoni, një njeri mundet me shpëtua nga agresioni i dikujt tjetër nga një shpëtimtar, por një njeri nuk mundet me shpëtua nga vetvetja, e ne në këto 25 vite kemi luajt me zjarrin, kemi lejuar që brenda trupit tonë, brenda shpirtit tonë të depërtojnë ideologji të mbrapshta, ideologji të cilat e kanë shndërruar vet Lindjen e Mesme në lumenj gjaku, edhe sot e kësaj dite atje vriten njerëz për ditë, masakrohen për ditë, pikërisht shkaku i këtyre ideologjive të mbrapshta, atyre ideologjive ekstreme të cilat përpiqen që problemet bashkëkohore, problemet e shek. 21 me i trajtua me koncepte të vjetrueme, me pikëpamje të vjetrueme të para 14 shekujve, e ne nuk guxojmë me e lejua këtë gabim, nuk guxojmë, sepse nëse lejojmë, nëse i mbylli sytë, nëse heshtim, dhe nëse presim që dikush të vij të na e pastrojë oborrin tonë nga ky barë i keq që ka mbi, kemi më e pësua keq, sepse askush nuk do vijë të na ndihmojë. Askush nuk do ta pastrojë oborrin e shtëpisë tonë nga bari i keq që ka mbi, këtë duhet ta bëjmë vetë..vetë, sepse nuk kemi rrugëdalje tjetër. Ne gradualisht, por edhe popujt tjerë jemi duke lëvizë drejt një situate, kur ne duhet ta bëjmë një zgjidhje, ose më mirë me thënë, ta bëjmë zgjedhjen tonë historike, a duam të jemi me Perëndimin, me Evropën, apo duam të shkojmë tjetërkah..?
Unë mendoj se e vetmja alternativë që na garanton neve me pas një shtet të pavarur dhe sovran të Kosovës, me pas një Kosovë të lirë, me prosperuar, një Kosovë ku neve nuk na vjen marre me e zgjedh rrugën e Perëndimit, por me zgjedh këtë rrugë duhet me i thënë stop përgjithmonë kësaj të keqe, jo vetëm verbalisht, jo vetëm me deklarime poshtë e lartë, por me veprime, sepse veprimet janë ato që e ndryshojnë realitetin, jo fjalët e bukura, ose deklaratat, por veprimet. Pra duhet që ne të veprojmë, që ne të bashkohemi, t’i bashkojmë mendjet dhe zëmrat tona, t’i bashkojmë gjithë patriotët e shpërndarë gjithandej në Kosovë e diasporë dhe ta shpëtojmë veten tonë nga kjo kolerë e cila mund të jetë fatale për të ardhmen e kombit tonë. Nuk lejon Evropa që në zëmër të saj të rritet një shtet që nuk i përfaqëson vlerat evropiane, këtë duhet ta kemi të qartë, Kurrë, për jetë të jetëve, çdo qytetar i Kosovës duhet ta dinë këtë, nuk lejon Kosova Lindje të Mesme në Ballkan, nëse neve na lënë mendët, jemi çmendur dhe besojmë se mund të bëhet një gjë e tillë, atëherë ne do ta humbim shtetin e Kosovës të cilin e kemi falë përkrahjes së Perëndimit, do ta humbim Republikën e Kosovës, do ta humbim atdheun tonë, dhe në fund atje kanë me mbetur vetëm varret e stërgjyshërve tanë, e na nuk duhet me e lejua këtë, prandaj duhet të zgjohemi, të organizohemi edhe më shumë, mos të rrimë duarkryq, se kush rrinë duarkryq historia e shkelë me dy këmbët.
Ju e dini se sot historia e njerëzimit është e mbushur me varreza të popujve që janë zhdukë, sepse nuk kanë ditur se si me iu përgjigjur sfidave të kohës. Ky rrezik u qëndron mbi krye gjithmonë popujve të vegjël, e Serbia e dinë këtë, ajo e ka humbë ushtarakisht Kosovën, e ka humbë me luftë, sepse djemtë tanë i kanë rrokë armët me luftua, dhe e kanë bindur Perëndimin se na jemi shqiptarë, se nuk jemi aziatik, as nuk jemi arab ose diçka tjetër. Pra, kështu ka ndodhur liria e Kosovës dhe Serbia e dinë se e vetmja mënyrë qysh me e rikthye Kosovën, është duke e shëmtuar imazhin e saj, duke e deformuar realitetin e saj, duke e shkatërrua rininë e Kosovës, të rinjtë e Kosovës të cilët sot në shekullin 21, në shekullin e inteligjencës artificiale janë të stagnuar duke vrapuar pas ideologjive të mbrapshta, pas lloj-lloj ideologësh e imamësh të mbrapshtë të cilët ashiqare paguhen nga Serbia dhe shërbimet sekrete për me e shkatërrua imazhin e Kosovës, për me e paraqitur Kosovën që nuk mund të bëhet shtet evropian, e meqë nuk mund të bëhet shtet evropian, atëherë duhet t’ia kthejmë Serbisë. Ky është qëllimi i vetëm për të cilin angazhohen agjenturat dhe shërbimet e Serbisë.
Islami politik është prej A deri në Zh projekt i UDB-së, i BIA-së serbe dhe i askujt tjetër, e na duhet ta themi këtë të vërtetë, në Kosovë të gjithë e dinë këtë të vërtetë, e dinë edhe politikanët, e dinë edhe institucionet, e dinë edhe intelektualët, e dinë edhe akademikët, e dinë edhe mediat, sepse i kemi pa faktet, disa frikacakë nuk duan me u përzie, disa heshtin, por heshtja, frika nuk janë zgjidhje, kush heshtë atë e shkelë historia, kush ka frikë po ashtu nuk ka fat në histori. Është koha të ecim më tutje, të rritët kjo nismë, kjo nismë nuk ka nevojë për agresivitet, për pompozitet, sepse ajo i ka argumentet me veti, e ka interesin kombëtar me veti, dhe unë jam shumë i bindur se ky projekt kombëtar ka me pas sukses, sepse siç thotë një mendimtar francez; asgjë dhe askush nuk mundet me e ndalë një ide të cilës i ka ardhur koha, nismës së Deçanit i ka ardhur koha, prandaj nuk ka me mund me e ndalë askush. Dhe, faktin që i ka ardhur koha duhet ta kuptojnë të gjithë, dhe kur ta kuptojnë të gjithë do ta vendosin zëmrën dhe vullnetin e tyre në këtë drejtim dhe ne do t’ia dalim që sfidën e fundit para integrimit në Bashkimin Evropian ta tejkalojmë me sukses, dhe përfundimisht atdheu ynë i dashur të bëhet pjesë dinjitoze e BE, NATO-s dhe e qytetërimit perëndimor, për të cilin 500 vjet elitat më të ndritura të këtij kombi kanë punuar, dhe është brezi jonë i cili duhet me e krye këtë detyrë. Dhe na duhet ta kryejmë duke u bashkuar të gjithë kudo që jemi në diasporë, në Shqipëri, në Kosovë, në mënyrë që të ecim përpara.
Na nuk kemi tjetër atdhe, e kemi të vetmin atdhe Kosovën, Shqipërinë dhe nuk do të lejojmë kurrë që ta humbim këtë, pavarësisht presioneve dhe projekteve ogurzeza që i bën të tjerët. Ne kemi qëndruar për Kosovën, do të qëndrojmë për Kosovën dhe nuk do ta lëshojmë kurrë Kosovën. Kosovën evropiane, sekulare, Kosovën shqiptare për të cilën kanë derdh gjakun dhe mundin breza e breza të shumtë.
Lëvizja e Deçanit – Zvicër


















