Myftiu i Shkodrës Muhamed Sytarka kritikuar këtë të premte gjuhën e përdorur nga politikanët shqiptarë gjatë fushatës elektorale. Gjatë një deklarate të fortë dhe plot mesazh,ka reaguar ashpër ndaj gjuhës së ulët që po përdoret gjithnjë e më shpesh në jetën publike, veçanërisht gjatë fushatave politike.
Ai u shpreh me tone të qarta se përdorimi i fjalëve të ndyra dhe banale është pasqyrë e karakterit të ulët dhe mungesës së edukatës, duke bërë thirrje për reflektim dhe kthim te vlerat morale. Me referenca të goditura si ajo ndaj Lumo Skëndos dhe krahasime të forta, Myftiu nuk kurseu kritikat për ata që nga foltoret e qyteteve mbjellin vulgaritet në vend të urtësisë.
“Njëriu që përdor fjalë të ndyra dhe të liga është një njeri i ligë me zemër të keqe pa dhembshuri ose ka një edukatë harbute, i rritur me njerëz pa arsim dhe pa delikatesë dhe nuk vë re atë që thotë, nuk shquan të mirën nga e keqja. Rron si një dru, si një dhi e egër vetëm me lumturinë e nevojës dhe ndërsa sjell nder mend Lumo Skëndon, i përket më së miri atyre që nga foltoret e qyteteve të ndryshme, me lloj lloj banalitetesh që ne nuk kem i nevojë dhe duhet të distancohemi prej tyre”, tha ndër të tjera ai./gazetaimpakt

















