Flakët përpijnë banesën, zjarrfikësit shpëtojnë 80-vjeçarin

Përfshihet nga flakët një banesë në fshatin Sallonjas të Kolonjës. Sipas të dhënave paraprake, mësohet se në banesë jetonte i vetëm një 80-vjeçar, i cili është nxjerrë nga zjarrfikësit dhe u dërgua në spital pasi ka pësuar djegie në trup.

Raportohet se ai është jashtë rrezikut për jetën. Banesa u përfshi e gjitha nga flakët pasi ndikoi edhe era e fortë.

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave ndërsa ekspertët do të përcaktojnë shkakun e rënies së zjarrit./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne