Nga Gjergji Thanasi
Për lexuesit, që nuk janë specialist të transportit detar, shpjegojmë që të gjitha llojet e anijeve pajisen me flamur, në mënyrë që të lundrojnë në përputhje me ligjet ndërkombëtare tëdetit. Mbi bazën e kritereve të rrepta të pranuara ndërkombëtarisht cdo vit bëhet publike lista e flamurëve tëanijeve të klasifikuar në 3 kategori: I Bardhë (më i miri), Gri (ipranueshëm) dhe I Zi (flamur problematik). Secila nga të tre ngjyrat ndahet në 3 fasha dhe kuptohet sa më poshtë të jesh nëkëtë fashë aq më i keq është flamuri i shtetit tënd.
Në vitin 2013 Shqipëria me vështirësi arriti një sukses jo tëvogël duke arritur që flamuri shqiptar të klasifikohej në listën “Gri”. Në këtë link përgëzohet shprehimisht Shqipëria, që arriti të dalë nga Lista e “Zezë” dhe të hyjë në “Listën Gri”:https://www.parismou.org/2013-annual-report-paris-mou-psc-consolidated-progress
Në vitin 2019 pas 6 vitesh të Rilindjes në pushtet u arrit një“sukses” mjaft i madh: Flamuri detar shqiptar ra nga Lista “Gri” në Listën “e Zezë”, më saktë në vendin e parafundit të fashës sëtretë të Listës së “Zezë”, fasha, që anglisht qyhet “High Risk” dmth Rrezik i lartë. I vetmi vend, që e ka flamurin më keq se ne është Republika Chomorres (një grup ishujsh në Oqeanin Indian nja 300 milje larg nga bregdeti afrikan)!!!!!!! Për kureshtarët po ofrojmë edhe linkun,ku gjendet lista në fjalë:https://www.parismou.org/detentions-banning/ëhite-grey-and-black-list
Fjala vjen në vitin 2017 për turp të Zotit, Shqipëria zinte vendin e parë në botë për anije të bllokuara në porte të ndryshme, pasi kanë dalë me të meta të theksuar gjatë inspektimeve. Në 50% tërasteve të anijeve shqiptare të inspektuara është bërë bllokimi i tyre për të meta dhe difekte. Mbas nesh në vend të dytë vinte Egjipti me 25% të anijeve të inspektuara të bllokuara pas kryerjes së inspektimit!!!! Për kureshtarët më shumë info nëlinkun: https://www.parismou.org/results-cic-safety-navigation-including-ecdis-2017
Për ta kuptuar më qartë këtë punën e listës së zezë edhe lexuesit jo profesionistë të detit theksojmë se flamuri shqiptar ështëbërë pak a shumë si ato leckat, që përdornin gratë gjatëperiodave (zakoneve), para se të hynte në Shqipëri peceta higjenike lines!!!!!!!
Flamuri detar shqiptar në vendin e parafundit të Listës së zezënuk është thjesh lëndim i krenarisë boshe kombëtare. Njëpozicion i tillë i flamurit tonë sjell dëme të mëdha ekonomike, sepse u shkakton mjaft probleme armatorëve (pronarëve tëanijeve) shqiptarë. Një flamur i zi është sinjal alarmi për kapitanëerinë e cdo porti, që të ushtrojë kontroll maksimalisht tërreptë në anije përsa i përket zbatimit të protokolleve të sigurimit teknik. Një kontroll i tillë shoqërohet me gjobë të rëndë për anijen si edhe me detyrimin për të blerë mecmim tejet të lartë (tëfryrë) te Shipchandler-i lokal (furnizuesi i një anije në port) pajisje dhe materiale të ndryshme, që shërbejnë për të korigjuar mangësitë teknike të evidentuara gjatë inspektimit të anijes.Dëmtimi i armatorëve shqiptarë ndikon në shitjen e anijeve prej tyre dhe daljen pa punë të ekipazheve të anijeve të shitura.
Renditja e flamurit shqiptar në vendin e parafundit të Listës sëzezë dëmton edhe direckt marinarët shqiptarë, sepse u bie automatikisht vlera matrikujve të tyrë të lundrimit (Seamen’s book). Me matrikull shqiptar,me dëshmi lundrimi shqiptare (dëshmi e blerë si frëngu pulën), kur e ke flamurin në listën e zezë je automatikisht i diskriminuar në tregun e punës, qofsh marinar i thjeshtë qofsh kapiten me dëshmi lundrimi për tëkomanduar anije me tonazh mbi 5000 ton DËT.
Ëndërrat edramiste me jahte e krociera me flamur shqiptar
Kryeministri Edvin mburrej në facebook-un e vet se pas 20 korrikut ligji krijonte mundësi, që jahte dhe kroiciera jo vetëm me pronarë shqiptarë,por edhe të huaj mund të blinin të drejtën e përdorimit për anijet e tyre të flamurit shqiptar (i ahstuquajturi flag of convenience). Bukuri! Si propagandë është mrekulli fare. Realiteti faktikisht nxin! Imagjinoni për një moment një propanr krociere ka blerë të drejtën e përdorimit të flamurit shqiptar. Nëcdo port, që do ndalojë kjo krocierë kapitaneritë përkatëse do kryejnë inspektim të hollësishëm, për shkak të zbatimit të atij qënë gjuhën teknike quhet “profili i riskut” dmth flamuri në listën e zezë llampëalarmi për kapitanerinë përkatëse. Imagjinoni pak oficerët e kapitaneirsë duke ju ngatërruar turistëve nëpër këmbëgjatë inspektimit të barkave, trapeve dhe jelekëve të shpëtimit, apo bombolave me gaz CO2, apo dyerve antizjarr në ambientet e hotelit të anije, apo qoftë edhe vendosjen e teneqeve teneqeve kundra minjve te cimat e anijes, apo nëse ka skaduar apo jo fisheku piroteknik te pistoleta shenjë dhënëse!!!!!! Rezultati neto komente pakenaqesie të turistëve pasagjerë në këtëkrocierë.
Imagjinoni pronarin e një jahti luksoz me flamur shqiptar, i cili po shëtit për qef porteve të Mesdheut me familjen, me shoqërinëapo qoftë edhe me dashnoren. Ne cdo port oficerët e kapitanerisë do t’i inspektojnë jahtin (flamuri shqiptar në listën e zezë këmbanë alarmi për cdo kapitaneri). Të tillë inspektime do t’ia bezdisin familjen apo shokët e miqtë në bordin e jahtit. Mendoni pak një bos pronar jahti me flamur shqiptar, i cili nëvend të kënaqet duke pirë shampanjë Dom Perignom me dashnoren, i cahet realisht Edi se duhet tu përgjigjet pyetjeve dhe t’u shërbejë si guidë në jaht oficerëve të kapitanerisë në cod port, ku ndalon. A mos mendon vallë kryeministri Edvin, se ka budallenj në këtë botë, që për efekt të taksave pak më të ulta, ta blenë belanë (flamurin shqiptar në Listën e “Zezë”) me para?!?!?!??!?!?!
Meqenëse Rilindja e hoqi TVSH-në për importimin e jahteve,unë vë bast, që të vetmit pronarë jahtesh, që do kenë interes tëblenë flamurin shqiptar do jenë ata, që do bëjnë udhëtime nga X port në bregdetin e Atlantikut të Amerikës Latine me drejtim pa ndalim gjëkundi Y port të Republikës së Shqipërisë. Sjell nëvëmendjen e lexuesve edhe anullimin e moratoriumit të skafeve të bërë nga rilindasit menjëherë, pasi erdhën në pushtet në vitin 2013. Dihet se për cfarë u përdorën skafet dhe gomonet pas heqjes së moratoriumit….. Fatkeqësisht edhe në këtë ide tëjahteve me flamur shqiptar kryeministri Edvin është realisht “dopo pilafi/after pilafi”. Koncerni Durda-Perballa-Rakipi & Co që në vitet 1998-1999 kishin menduar për të tilla lundrime nga X port latino-amerikan direkt e në Durrës. Fatkeqësisht një plan biznesi kaq guximtar nuk arriti të zbatohej për shkak tëndërhyrjes dashakeqe të DEA-s amerikane dhe GDF-së italaine. Unë shpresoj që edhe sot në v. 2020 xhentëllmenët e DEA-s amerikane janë thelbësisht të ndryshëm nga ato gratë gjysëm budallacka në “Rilindja Ridge” apo në “Foggy Bottoms”. Cuant e GDF-së po ashtu nuk ngjajnë hic me një kollovar italian ciftuar me një dhi të racës mallteze!!!!!!
C’të bëjmë????
Nuk është e nevojshme të shpiket rrota!!! Mjafton të shtohen inspektimet me specialistë kompetentë në anijet, që mbajnëflamurin shqiptar. Fiks ajo që u bë në vitet 2010-2012! Duhet urgjentisht të rikonceptohen si material dhe nga ana vizive certifikatat e ndryshme, që lëshohen nga organet kompetente shqiptare si psh. Radiotelegraphy Certificate, Load Line Certificate, Tonnage Certificate, Safety Construction Certificate e deri te Deratization (deratting) Certificate (Exemption)!!! Kur gjenden para për ziafete e lloj lloj palacollëqesh propagandistike, natyrish që gjenden pare për t’i bërë më tëbukura e më funksionale, madje edhe të plastifikuara ca letra format A 4!!!!!!!
Duhet që kuadrot detarë shqiptarë urgjentisht të mësojnëanglisht, që është “Lingua Franca” e detit. Pa anglishten është si të mvësh qorrin për të qëndisur pajën e nuses. Besoj se, kur ke aftësi që në restorante luksoze ta kapësh mat restorantaxhiun, kur kërkon të të shesë peshk të ngordhur rezervati për peshk deti, ke aftësi për të mësuar aq anglisht sa të duhet për punën e shtetit. Shqiptarët nuk kanë nevojë të shpikin! Mjafton tëpërkthejnë rregullore, skema organizative, udhëzime nga anglishtja dhe italishtja (personalisht nuk më pëlqen dhe xhanëm nuk ia vlen të përkthejnë gjë nga greqishtja).Pasi t’i përkthejnë, t’i përshtasin për t’i zbatuar në kushtet konkrete të porteve e tëmarinës shqiptare!!!!!!! Jo për ndonjë gjë po boll se na catë edin me propagandë boshe për suksese imagjinare edhe në fushën e transportit detar!!!!!!! /gazetaimpakt