Flet avokati i Saimir Tahirit pas daljes nga Gjykata: Ja çfarë do të kërkojmë

Avokati i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri sqaroi se shkuan sot në Apelin e Krimeve të Rënda pasi Prokuroria kundërshtonte datën 10 mars për mbylljen e hetimeve për Tahirin.

Sipas Haxhisë, Apeli i dha të drejtë Gjykatës së Krimeve të Rënda.

Haxhia tha ndër të tjera se do të kërkohet pushimin i çështjes për Tahirin, duke u shprehur i sigurt se Prokuroria nuk ka asnjë “as” nën mëngë.

“Sot çuditërisht kërkoi prapë kohë Prokuroria me arsyetimin, më vjen keq që po e them, se është shumë qesharake se duhet të respektohet e drejta e avokatit për të bërë një memo brenda 10 ditësh”,- tha ai.

Ju duket kontradiktore?

Maks Haxhia: Po shumë, megjithatë gjykata e refuzoi dhe la në fuqi vendimin e shkallës së parë.

Ka prova të reja për klientin tuaj?

Maks Haxhia: Ne kemi marrë fashikujt e përgatitur nga Prokuroria që do t’i çohen gjykatës për të vlerësuar nëse çështja do shkojë në gjyq apo do pushohet. Ne do kërkojmë pushimin e saj. Prokuroria nuk ka asnjë “as” nën mëngë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne