Islamofobi Shqiperia

Flet babai i njërit prej muslimanëve të dënuar me burg nga shteti: Procesi ishte i manipuluar, Rama donte materiale për Gjermaninë

Dielli Morava, babai i Verdi Moravës i dënuar me 10 vjet heqje lirie si pjesë e një grupi të dyshuar terrorist të cilët rekrutonin njerëz për t’i dërguar që të luftonin në Siri, u shpreh për Fax News se i gjithë procesi ishte i manipuluar, i pa faktuar dhe pa dëshmitarë që e fajësonin djalin tij.

“Gjatë procesit gjyqësor doli dëshmitar edhe një prift ortodoks i cili mohoi që djali im të kishte qenë pjesë e një grupi të tillë. Djali im ka mbaruar shkollën për mjekësi, ai nuk mund të jetë dikush që merr jetë njerëzish, ai përkundrazi ka shpëtuar jetë në punën e tij”. Ai ka patur një shqetësim nervor përpara disa vitesh dhe gjatë kësaj kohe ka qëndruar në Itali, por unë i kërkova që të kthehej. U njoh më pas me disa imamë me të cilët filloi të ndjehej shumë mirë. Verdi akuzohet për rekrutimin e një plaku të vjetër ndërkoë që për cfarë do të shërbente një person me një moshë të thyer në luftë?” – thotë Dielli Morava.

Ai tha se djali i tij nuk ka shfaqur asnjë shenjë radikalizmi. Sipas tij, Verdi është njohur me një nga imamët që akuzohen për rekrutime përmes një agjensie turistike.

“Përpara arrestimit ka patur njohje me 4 veta nga të dënuarit sepse njëri nga imamët ka patur një agjensi turistike dhe përmes kësaj djali im është njohur me të në Arabinë Saudite. Me imamin ka patur një marrëdhënie jo të afërt shumë por njiheshin dhe takoheshin ndonjëherë sepse xhamia e tij ndodhej afër shtëpisë ku banonte Verdi. E vetmja lidhje kjo ka qenë”.

Ai shtoi se në dijeninë e tij, imamët nuk kanë patur ndonjë prirje ekstremiste dhe këtë sipas tij e dëshmon edhe deklarimi i tyre gjatë procesit gjyqësor.

Babai i të dënuarit u shpreh se që nga arrestimi, djali i tij nuk kishte asnjë kontakt as nga prokurori as nga gjyqtari i çështjes dhe ai pas 8 muajsh pa ditur as shkaqet e arrestimit por thjeshtë duke qëndruar  i mbyllur në burg, vendosi të mbante grevë urie. Kjo, sipas Dielli Moravës bëri që prokurori të shkonte ta takonte dhe të shkruante një deklaratë e cila nuk përbënte asgjë për mendimin tim.

“Janë bërë shkelje të procedurës penale në shtyrjen e afateve të proceseve gjyqësore të cilat nuk njihen të kenë ndodhur në asnjë vend të botës. Djalit i kanë mbetur edhe 3 vjet  e gjysëm deri në përfundim të dënimit, por këtë cështje do ta çojmë në Gjykatën Kshtetuese dhe më pas në Strasburg. Ai e ka humbur besimin dhe thotë se, thjeshtë duhet të plotësojmë dokumentat për ta dërguar çështjen në Strasburg sepse ajo jep vendime të drejta. Qeveria nuk do t’ia dijë për Kushtetutën dhe për ligjet, dënimi i djalit tim ishte një vendim politik, sepse kryeministri donte të shkonte në Gjermani me një material lidhur me luftën që gjoja u kishte shpallur ekstremistëve,” – deklaroi për Fax News babai i njërit prej të arrestuarve si pjesë e grupit të dyshuar se rekrutonin njerëz për të luftuar në Siri.

Ai tha gjithashtu se nuk mund të hapet asnjë dosje penale për aq kohë sa dikush nuk ka kryer një vepër penale apo terroriste, ky është një paragjykim që bëhet ndaj djalit tim – tha ai.

Grupi i xhihadistëve u dënua në total me 126 vite burg ku për Verdi Moravën është dhënë nga gjykata një dënim prej 10-vitesh heqje lirie.

 

OPINIONE