Flet drejtori i burgut të Peqinit: Si e mësova vrasjen që kreu Sokol Mjacaj

Është zbardhur dëshmia e drejtorit të burgut të Peqinit, Kamber Hoxha, i cili është ndaluar nga policia pas vrasjes së Arben Lleshit në qeli nga i dënuari me burg përjetë, Sokol Mjacaj mesditën e 15 Dhjetorit.

Në dëshminë e tij, Hoxha është shprehur se rreth orës 13:52 të datës 15 dhjetor, ka qenë në zyrën e tij, kur ka marrë një njoftim në radio se diçka kishte ndoshur në godinën B, në ambientet e ajrosjes.

Hoxha deklaroi se ka dalë nga zyra dhe shkoi për në regjimin e brendshëm, aty ku ka parë Lleshin dhe Shaqjan me gjak, pasi u qëlluan nga Mjacaj.

Pjesë nga dosja hetimore në lidhje me dëshminë e Kamber Hoxhës

“Ka më shumë se 28 vite që është i punësuar në sistemin e burgjeve, ku aktualisht ushtron detyrën e Drejtorit të IEVP Peqin, i komanduar që nga data 22.11.2023, ndërsa emërimin e kam në pozicionin e specialistit në Sektorin e Trajnimeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve. Në detyrën që ushtron aktualisht ka në organikë, kam në pozicionin organik si shef policie që nga data 14.12.2023 shtetasin Qani Muca, i cili më parë mbante detyrën e shefit të 41 Bizit në IEVP Peqin dhe godinën e paraburgimit. Në këtë detyrë që nga data 22.11.2023 në detyrën e shefit të policisë deri më datë 14.12.2023 ka qënë shtetasi Nikolin Gjonpali.

Me marrjen e detyrës më datë 22.11.2023 është marë me organizimin e punës dhe sistemin e disa të dënuarve që nuk ishin akomoduar për shkaqe të ndryshme në dhomat e akomodimit në sektor, situatë të cilën e ka mësuar nga struktura vartëse e policisë. Më datë 15.12.2023 rreth orës 13:52 minuta kam qënë në ambjentet e zyrës, ku kam dëgjuar në radio dhënëse marrrëse se diçka po ndodhte në godinën B, ambjentet e ajrosjes. Kam folur në radio se çfarë problemi ka dhe më raportuan në radio se ka ngjarje dhe duhet ambulanca menjëherë. Në moment ka dalë nga zyra dhe është nisur për në regjim të brendshëm.

Aty ka parë se ishin dy të plagosur me armë zjarri dhe ishin me gjak. Hipën të dy të plagosurit në ambulancë dhe i nisën për në spitalin e Peqinit për ndihmë mjekësore./tpz

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne