Flet prokurori amerikan i Vettingut: Në shkurt 800 gjyqtarë e prokurorë në sitë, shumë do të largohen

John Leonardo ka qenë një prokuror i rëndësishëm në SHBA.

Por tashmë 71-vjeçari është pjesë e tetë këshilltarëve ndërkombëtarë, pjesë e një përpjekje të pazakontë për të pastruar Shqipërinë nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar. Leonardo ka dhënë një intervistë për portalin amerikan Tucson.com.

BE kërkon që Shqipëria të kalojë në proces vetingu 800 gjyqtarët dhe prokurorët shqiptarë, duke ofruar 10 milionë euro për financimin e këtij procesi.

“Është hera e parë që provohet një metodë e tillë e veçantë. Nuk ka asnjë model të mëparshëm. Pritshmëritë janë shumë të larta në një vend ku shumë gjyqtarë dhe prokurorë do të humbasin vendin e punës,” thotë Leonardo.

“Në këtë vend ka një korrupsion galopant në shumë fusha: Polici, gjyqtarë, prokurorë”.

I pyetur se cili është roli i tij, ai thotë: “Jemi tetë nga ne, në një dhomë të madhe. Të gjithë kemi të paktën 15 vite si gjykatës ose prokurorë në vendet tona. Është një grup me goxha eksperiencë- shumë prej nesh kanë punuar në vende të tjera më parë. Ne duhet të japim këshilla ndaj institucioneve të vetingut për çështjet ligjore dhe teknikat investiguese, strukturat organizative dhe interpretimet e ligjit të vetingut”.

Këshilltarët ligjore janë nga SHBA, dy nga Holanda, nga Italia, Belgjika, Kroacia, Suedia dhe Bullgaria.

I pyetur për vështirësitë e komunikimit, Leonardo thotë: “Kemi një staf përkthyesish. Gjuha zyrtare e procesit është shqip dhe andlisht. Nga tetë vëzhguesit ndërkombëtarë, unë jam i vetmi që e kam anglishten gjuhën time. Kështu që më thërrasin për të bërë arbitrin final për atë që është korrekt në anglisht, përpara se të dalin dokumentet”.

Por sa do të zgjasë procesi?

“Seancat e para dëgjimore do të nisin në shkurt. Mendojmë se procesi do të zgjasë katër deri në pesë vjet. Është vështirë të imagjinosh se si do jetë procesi kur të nisin seancat dëgjimore, pasi do jetë intensiv. Dhomat e seancave janë shumë të vogla. Ato zënë deri në shtatë njerëz. Po flitet se mund të ketë transmetim me video”.

I pyetur se si e kanë pritur, Leonardo thotë: “Është qetësuese të shohësh që shqiptarët në tërësi presin kaq shumë nga Amerika. E ndjej se unë kam më shumë besueshmëri tek komuniteti ligjor dhe personat e vetingut sesa evropiano-perëndimorët”.

Por si ka qenë mbështetja ndaj tyre?

“Ambasadori amerikan këtu ka qenë një përkrahës i madh i këtij procesi. Shqiptarët kanë shumë vlerësim dhe besim tek ne. Ambasadori Donald Lu u tha në një takim me gjyqtarët se nëse shohin kyçet e tyre dhe aty gjendet një orë që kushton më shumë se një makinë mesatare, me shumë gjasë nuk do jenë vërdallë vitin që vjen”.

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne