Shqiperia

Flet vëllai i Muratajt: Shokët e lanë në rrugë, organizatori nuk vritet

Vëllai i Admir Murataj, i cili u vra dje gjatë grabitjes së 10 milionë eurove në aeroportin e Rinasit, ka deklaruar se i vëllai ka qenë një vegël. Sipas tij, organizatori nuk mund të vritet. Ai është shprehur se dhe nëse policia nuk i gjen bashkëpunëtorët e grabitjes, vetë familja e Muratajt do t’i kërkojë ato. “Do i gjejme, do na ndihmoje Policia, do i gjejme vete, do shohim”- tha ai.

“Lajmin e mora vesh nga mediat, ne nuk njohim asnjë nga shokët e tij, por do i shohim kush janë shokët, ata që e lanë në rrugë. U tha se Admiri ishte organizatori, por organizatori nuk vritet. Tani na intereson të shohim se çfarë do ndodhi, tani do e shohim sa organizator është, ai ka qenë vegël, ta shohim”- ka thënë Cen Murataj.

Pyetur nga media se vegël e kujt ka qenë Murataj, ai nuk ka ditur t’i japë një përgjigje. “Diçka duhet të jetë, organizatori nuk vritet, por nuk e dimë se nga kush është përdorur”.

Ju tha policia se si u vra, e morë vesh nga policia apo shokët?

Nuk kemi asgjë të saktë, thonë e kanë hedhur shokët e vet.

Vëllai jetonte në Kamëz, por ishte në kërkim?

Nuk e besoj, unë prej dy vitesh nuk komunikoja më vëllanë.

OPINIONE