Rajoni

Ramiz Kelmendi: Nuk do ta votoja Albin Kurtin për kryeministër, është komunist dhe anti-amerikan

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ramiz Kelmendi, ka thënë se asnjëherë nuk do të votonte për kryeministër liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, pasi ka thënë se ai ka qëndrim komunist dhe anti-amerikan.

Kelmendi në Debat Plus në Tv Dukagjini ka thënë se assesi nuk përkrah një koalicion të LDK’së me Vetëvendosjen.

Sipas tij, Kurti ka vizion të një komunisti, që nuk e çon Kosovën përpara dhe i rrezikon raportet me ndërkombëtarët.

“Hidhërimet nga mosmarrëveshjet politike mes partive nuk duhet bartur në koalicione, por ato duhet të bëhen në bazë të interesave që kanë partitë. Neve, PDK nuk na ka gjunjëzuar. Ne kemi mujt të dalim edhe nga koalicioni, por thjesht ata e kanë tregu vetën. Kur flasim për Vetëvendosjen, unë personalisht Albin Kurti e shoh si njeri që ka vizion të një partie komuniste moderne të shekullit 20. Koncept i ri i komunizimit. Unë nuk dal kundër partisë, se ata e kanë shumicën, por mendimi im personal është ky. Një qëndrim politik komunist i kuq nuk e çon Kosovën përpara dhe i dëmton raportet me vendet mike. Ne rrezikohemi nga ta, pasi rreziku i vërtet të kanoset në momentin që bie ndesh me një parti që rrezikon raportet me ndërkombëtarët. Nuk e votoj Albin Kurtin për kryeministër, pavarësisht vendimit të partisë. Nuk mund ta votoj qëndrimin e kuq komunist”, ka thënë Kelmendi./PERISKOPI

OPINIONE