Jehona e grabitjes në Rinas, mediat e huaja raportojnë ngjarjen

Jehona e grabitjes së armatosur ka mbërritur gjer tek mediat më të rëndësishme ndërkombëtare, të cilat kanë pasqyruar ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, “Nënë Tereza”.

Rrjeti prestigjioz evropian “Euronews” ka raportuar ndodhinë duke vënë theksin se grabitje në aeroportin e vetëm ndërkombëtar të vendit. “Një bandë e armatosur hyri në aeroport dhe vodhi 10 milionë euro.

Raportimet nga Tirana thonë se 40 persona janë marrë në pyetje dhe 4 janë arrestuar për ngjarjen, kryesisht nga stafi i aeroportit.

Në arratisje e sipër, një grabitës u vra, kurse të tjerët ikën së bashku me paratë. Policia dhe Prokuroria po hetojnë rastin”, shkruhet në raportimin e Euronews-it.

Ngjarja e bujshme e grabitjes së shumës së konsiderueshme prej 10 milionë eurosh ka gjetur vend edhe në lajmet e mediave të tjera prestigjioze, siç janë: Reuters-i, BBC-ja, Express.com.uk etj.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne