Flota luftarake rumune riviziton Durrësin

 

NGA GJERGJI THANASI

Kjo e hënë e 27 gushtit po rezulton plot lajme për Durrësin. Vetëm në Portin e Durrësit kjo e hënë prodhon tre lajme: bregëzimin e një superkrociere me turistë nga vende të ndryshme, mbërritjen (mbasdite ose edhe më vonë) të 20 klandestinëve të bllokuar në bordin e anijes së Rojes Bregdetare Italiane U. Diciotti si edhe vizitën miqësore të anijes Mircea në përbërje të flotës luftarake rumune. Këtu nuk duhet harruar, që këtë të hënë nja 5-6 kryeministra ballkanikë do takohen për tu llafosur në Durrës në prezencë të eurodeputetit Hahn.

Anija Mircea

Anija Mircea është një anije shkollë e flotës luftarake rumune. Ajo është anije e kombinuar me vela dhe me motor, prodhim gjerman. Anija viziton Durrësin në përvjetorin e 80 të jetës së vet. Mircea mban emrin e një mbreti të famshëm rumun të mesjetës, të njohur si Mircea Plaku apo Mircea I i Vllahisë. Anija do kryejë në Durrës një vizitë miqësore në kuadrin e shkëmbimeve ushtarake të 2 vendeve anëtare të NATO-s.

Për koincidencë në të gjithë historinë e flotës luftarake rumune, vizita e motoveljerit Mircea është vizita e dytë e një anije ushtarake rumune në Durrës, në Shqipëri. Fiks 21 vjet më parë në prill 1997 në Durrës u bregëzua anija luftarake ndihmëse Costanta, Kjo anije rreth 5 000 tonëshe kishte imbarkuar dhjetra mjete transporti, furnizime, pajisje, kontejnerë, autoblinda e transportues të blinduar (APC) për kontigjentin ushtarak  rumun, pjesëmarrës në Operacionin shumëkombësh paqeruajtës Alba.

Durrësi me sa duket po e mbyll sezonin e plazhit me super  krociera, me veliera ushtarake dhe me klandestinë peshqesh nga Italia për ministrin Bushati dhe kryeministrin Rama!/ Gazeta Impakt

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne