Incident me armë zjarri në Xhaksonvill të Floridës

Organet e rendit në Xhaksonville të shtetit Florida thonë se ka patur vrasje masive në një zonë që njihet për aktivitete “Jacksonville Landing”, përgjatë brigjeve të lumit St. John.

Të dhënat paraprake njoftojnë se 11 individë janë qëlluar me armë zjarri ndërsa dëshmitarët njoftojnë për katër të vdekur. Policia e qytetit thotë se zona po trajtohet ende si skenë aktive krimi. Incidenti ndodhi gjatë një turneu të lojërave elektronike në internet, në një restorant dhe bar sportiv./ voa

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne