FMN: Shqipëria ndër 3 vendet me pagat më të ulëta

Fondi Monetar Ndërkombëtarë ka paraqitur raportin e fundit, ku në këtë raport Shqipëria renditet në tre vendet me pagat më të ulëta në Europë.

FMN vlerëson se Shqipëria është një vend ku pagat reale kanë rënë në mënyrë periodike. Sipas raportit të fundit monitories, gjatë periudhës kohore 2013-2015 pagat reale në Shqipëri u ulën me 1.7%.

Shqipëria renditet krahas Serbisë dhe Malit të Zi, vendet e vetme në Europë ku pagat kanë pësuar rënie. Ndërsa në vendet e tjera të Europës Qendrore dhe Lindore, pagat kanë pësuar rritje.

Sektori privat dhe ai shtetërorë shkojnë përkrah njëri-tjetrit, dhe pagat në sektorin privat nuk janë rritur.//Gazeta Impakt

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne