Fondacioni Shoqëria e Hapur vlerëson Donald Lunë: Do ndihmojë promovimin e demokracisë në Kirgistan

Fondacioni për Shoqërinë e Hapur, organizatë e miliarderit Xhorxh Soros ka promovuar ambasadorin Donald Lu, i cili do të jetë përfaqësuesi më i lartë i SHBA në Kirgistan.

Përmes një artikulli të gjatë, fillimisht përshkruhet situata dramatike që ka kaluar shteti i vogël aziatik me kalimin nga një vend diktatorial në një demokraci të brishtë, ku të drejtat dhe liritë e njeriut vijojnë të shkelën.

Fondacioni, i cili vepron në Shqipëri, thekson se ambasadori Lu do të ndihmojë vendin në në luftën ndaj korrupsionit, përmirësimin e transparencës qeverisësë dhe sundimin e ligjit.

“Ardhja e ambasadorit Lu mund të ndihmojë në promovimin e demokracisë në Uzbekistan. ai gjithashtu mund të inkurajojë një fokus të përtërirë në luftën ndaj korrupsionit. Një marrëdhënie më e mirë midis Kirgistanit dhe Shteteve të Bashkuara, e bazuar në respektimin e të drejtave të njeriut dhe sundimin e ligjit, jo vetëm që do të përfitonte të dy vendet, por rajoni në tërësi. Së pari, megjithatë, Lu dhe Jeenbekov [Presidenti i vendit] duhet të vendosin prioritetet e tyre dhe nëse ata do të punojnë së bashku për të qenë një forcë për stabilitet dhe liri në Azinë Qendrore”, shkruan ‘Reporter pa kufij”.

Donald Lu ishte përfaqësues i SHBA të Amerikës në Shqipëri për tre vite, ndërsa ka pasur shumë dyshime se pas insistimit të tij për Reformen në Drejtësi në Shqipëri qëndronte pikërisht Soros.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne