“Mit’hat Frashëri, shërbëtor i armiqve të Shqipërisë”

Orhan Frashëri

Veteranet dhe pasardhësit e tyre e quajnë veprim antikombëtar nderimin që qeveria kërkon t’i bëjë Mit’hat Frashërit, ish-kryetarit të Ballit Kombëtar, kolaboracionist me pushtuesit fashistë të Shqipërisë, për sjelljen e eshtrave dhe ngritjen e bustit të tij, pranë busteve të 3 korifejve të mëdhenj të patriotizmit shqiptar: Abdylit, Naimit dhe Samiut.

Do të donim, qe babai me të birin të ishin bashkë në vepra, por historia i ndau dhe i vuri ballë për ballë. Kështu ë ka vendosur historia dhe historia është e pamëshirshme të dallojë dhe të veçojë, di të vendosë në majë të piedestalit ata që shkrinë tërë jetën për kombin, për atdheun e shtrenjtë dhe ata që u bënë shërbëtorë të armiqve të Shqipërisë.

***

Orhan Frashëri

Mit’hat Frashëri, i biri i Abdylit dhe nipi i Naimit dhe Samiut gjatë Luftës së Dytë Botërore e shkeli amanetin e tyre, që nuk bëri gjë të mirë për Shqipërinë që e shiti atë tek të huajt dhe bashkëpunoi me ta. Në dritën e veprimtarive antikombëtare, me kot mundohen tani kalemxhinjtë dhe tellallët e tipit Butka e kompani, të vënë në dukje “veprat patriotike” që ka bërë Mit’hat Frashëri.

Unë jam dëshmitar i asaj kohe, një pjesëmarrës aktiv në Luftën antifashiste Nacionalçlirimtare dhe mund të dëshmoj gjithë punët e fëlliqura të Ballit Kombëtar me Mit’hatin në krye. Nuk kam nevojqë për dëshmitarë. Por që të bind të rinjtë e sotëm që nuk e kanë jetuar atë kohë dhe që mund të ndikohen nga pallavrat e neokolaboracionistëvetë sotëm, po iu referohem disa autorëve seriozë dhe që do të mbeten pika preferenciale për të vërtetat tona historike.

I paharruari Prof. Kristo Frashëri duke iu kundërvënë Uran Butkës që për habi e konsideron Mit’hatin si një “shërbestar” të kombit sepse në vend që të luftonte kundër hitlerianëve, luftoi kundër forcave nacionalçlirimtare, ndërsa Uran Butka, pa qenë historian e duke pretenduar se është i tillë me një veper që ia ka kushtuar Mit’hat Frasherit, e ka quajtur atë për luftën kundër frontit nacionalçlirimtar ‘gjeni’. Po simund të quhet gjeni një udhëheqës që humbi betejën? Balli kombëtar vazhdonte të ngulte këmbë Mithat Beu armiku kryesor i Shqipërisë nuk është okupatori gjerman. Me qeverinë kuislinge Mit’hat Frashëri vazhdoi deri në fund të mbronte tezën se armiku kryesor ishin Fronti Nacionalçlirimtar dhe rezistenca antifashiste, pra lufta kundër forcave nacionalçlirimtare ishte objektiv i tij.

***

Dëmin më të madh popullit dhe atdheut të vet Mit’hati me Ballin e tij Kombëtar, ia bëri me qëndrimin gjatë luftës antifashiste nacionalçlirimtare. Ai nuk pranoi të merrte pjesë në Konferencën historike të Pezës më 16 shtator 1942 i ftuar si pinjoll i një familjeje të madhe, e cila ishte dhe është krenaria e kombit shqiptar, por edhe si nacionalist edhe pse kuvendi po e radhiste Shqipërinë në anën e duhur të popujve përparimtarë që luftonin kundër nazifashizmit. Mit’hat Frashëri me dhelpërinë e tij për t’iu kundërvënë vendimeve të Konferencës së Pezës e cila kërkonte as me shumë e as me pak bashkimin e popullit pa dallim feje, krahine dhe ideje në një front lufte kundër pushtuesve fashistë, krijoi organizatën e Ballit kombëtar.

Mit’hat Frashëri me Ali Këlcyrën, Hasan Dostin, Abaz Ermenjin dhe të tjerë nuk punoi për bashkimin e ndihmën për të organizuar rezistencën kombëtare kundër okupatorit, me pretekstin se sipas tij punët aq kardinale nuk munden të bëheshin me “çunakë” e “kalamaj”, përpos asaj që trumbetonte se nuk ka ardhur koha për luftë. Dhe këtu nuk është fjala për një gabim rastësor e të shkëputur e të veçantë.

Pas më shumë se 75 vjetësh, unë ish-pjesëmarrësi i luftës antifashiste nacionalçlirimtare, e them me bindje se ky nuk ishte një gabim rastësor i Mit’hat Frashërit. Ai ishte një krim kundër kombit të tij. Po përpiqem ta argumentoj këtë që sapo thashë.

Mit’hati ka qenë konstant e sistematik në ndjekjen e një politike te papuqur me interesat e popullit tonë gjatë jetës së tij (1878—1949). Si politolog intransigjent e ekstremist ka shumë shembuj që e ilustrojnë këtë.

Populli shqiptar thirrjes së Partisë Komuniste Shqiptare iu përgjigj qysh në fillim dhe u hodh në aksionet e para ilegale dhe që çdo ditë që kalonte, rezistenca e popullit po rritej, po forcohej gjithnjë e me shume. Qysh në fillim të luftës u shfaqën dy grupime politike, nga njëra anë programi luftarak e pa kompromis kundër fashizmit i Partisë Komuniste Shqiptare dhe, nga ana tjetër, programi i organizatës së Ballit Kombëtar për të mos luftuar por për të bashkëpunuar me pushtuesit nazifashistë kundër LANÇ dhe partizanëve. Dhe çdo tentative që u ndërmor për t’u bashkuar në një front të përbashkët kundër pushtuesve nuk u arrit dhe si rrjedhim nuk dha asnjë rezultat.

***

Si veteran i LANÇSH dhe Frashërlli, do të hedh disa copëza kujtimesh se si populli i Dangëllisë dhe i Frshërit i u përgjigj thirrjes së PKSH-së për luftë të armatosur kundër okupatorëve dhe se si iu kundërvu programit të Ballit Kombëtar dhe kryetarit të saj, birit të Frashërit, Mit’hat Frashërit.

Dangëllia me qendër Frashërin, vendlindja e 3 korifenjve Abdylit,Naimit dhe Sami Frashërit me të drejtë është quajtur djepi i patriotizmit për çështjen e çlirimit kombëtar. Frashërllinjtë nuk kanë qenë të mënjanuar kurrë nga fatet e vendit. Ata duke e patur si amanetin a të parëve të tyre Abdylit, Naimit dhe Sami Frashërit, kanë qenë në ballë dhe të gatshëm për t’u rreshtuar në istikame duke luftuar me trimëri kundër të huajve.

Edhe në luftën e Dytë Botërore u pa qartë se krahina e Dangëllisë dhe Frashërllinjtë u bashkuan në frontin e madh antifashist për luftë të armatosur dhe njëkohësisht iu kundërvunë Mithat Frasherit lidhur me qëndrimin e tij antikombëtar në një kohë që krahina e tij e Frashëri si bij të denjë trashëgimtar dhe pasardhës të burrave të shquar të 3 vëllezërve frashërllinj, ndoqën rrugën e tyre, ecën me krenari në gjurmët e tyre. Nuk është përgjegjësi e tyre që Mit’hati ndoqi një rrugë të kundërt gjatë asaj lufte.

Populli i Dangëllisë dhe Frashërit zgjodhi rrugën e luftës për çlirimin kombetar, edhe pse zjarri i kësaj lufte po demaskonte dhe po digjte edhe një pinjoll të Frashërllinjve të famshëm, sikurse qe Mit’hati.

Mirëpo puna e ilegalëve të parë të shokëve Jani Zaharaja fshati Gozivisht , Muharem , Agron e Bardhyl Frasheri , Mustafa , Petrit dhe Ferit Radovicka e te tjere kishin punuar me popullin e Dangëllisë dhe nuk ishin mashtruar nga demagogjia e ballit kombëtar sepse djemtë dhe burrat e Dangëllisë e kishin kuptuar se populli shqiptar po bënte një lutë të drejtë kundër nazifashizmit dhe ishte përfshirë në programin politik të PKSH dhe si rrjedhim u bashkua me frontin Nacionalçlirimtar.

***

Gazeta “Zëri i Popullit” shkruante: “Kohët e fundit krahina e Dangëllisë, djepi i patriotizmit pati rastin të presë krahëhapur çetën partizane të Skraparit. Në të gjitha fshatrat që shkeli këmba e vullnetarëve të lirisë u mboll fara e pastër e LANÇ-it. Fshatrat : Vercisht, Koblar, Mican , Gostomicke Radovicke etj dhane prova besnikërie për pritjen bujare dhe me ndihmat e pakursyera që u dhanë bijve të popullit luftëtarëve të lirisë. Këtë realitet u detyruan që ta pranonin edhe organet federale fashiste . Në një raport të kuesturës fashiste Gjirokastër dërguar mëkëmbësit të mbretërisë në Tirane parashtroi si më poshtë:

Banda komuniste , mbas përfundimit të operacionit në shtator të Vitit 1942 në zonën e Çorovodës prej 1 muaji duke qenë armatosur po qarkullon në Dangëlli. Populli i furnizon partizanet duke i ruajtur dhe duke i shoqëruar për në Përmet dhe neper fshatra. U japin lajme për lëvizjen e forcave të policisë 6 të karabinierisë, sikurse u japin ushqime dhe municione.

Përballë kësaj situate politike luftarake të suksesshme që ekzistonte në Dangëlli, krerët e Ballit kombëtar Safet Butka, Izet e Myshlim Zavalani , Avni Radovicka, me porosi të Mit’hat Frashërit u takuan dhe u nisën drejt Frashërit për të organizuar një miting madhështor dhe për të folur për masat që duhet të marrin për shendoshjen e situates politike. Porsa mbërriti në Frashër Safet Butka me shokët e tij u takuan me atdhetarin Seit Skënderi, i cili ishte i pari fshatit dhe që në fillim i është transmetuar porosia që enkas kishte dhënë Mit’hat Frashëri për të marrë takimin me popullin e Dangëllisë ne Frashër. Por mbas mbarimit të fjalës të Safet Butkës, Seiti nuk e pranoi propozimin.

Safeti përsëri ndërhyn duke thënë se Mit’hat Frashëri është i biri i Avdylit dhe ai di që të drejtojë popullin e DangëIlisë si dhe gjithë Shqipërisë për ta shpëtuar popullin, prandaj duhet ta ndjekim rrugën e nisur nga Mithat beu.

Por Safet Butka mbasi mori këtë pergjigje nga Seiti se Dangëllia dhe Shqipëria do të shpëtojnë vetëm nga idete e vëllezërve frashlli Avdylit Naimit dhe Sami Frasherit, u detyrua ta bënte mbledhjen

në një tjetër fshat, ne Senopull . Natyrisht, mosbërja e mbledhjes në Frashër ishte një kundërvënie e madhe politike për personalitetin e Mit’hat Frashërit dhe të organizatës kolaboracioniste që ai drejtonte…

***

Në nëntor 1943 –  janar 1944, Mithat Frashëri i hodhi forcat e veta ushtarake në qarqet Berat-Korçë-Gjirokastër në sulm të përgjithshëm kundër forcave partizane në jug të Shqipërisë. Ishte pikërisht koha kur në këto zona nazistët ndërmorën operacionin e egër të dimrit, me qëllim që të shuanin dhe të zhduknin udhëheqjen e rezistencës antifashiste.

Ja ç’thonë dokumentet e Ballit Kombëtar të firmosura nga Mit”hat Frasheri:

Që të ketë sukses operacioni duhet të lëvizni edhe fuqitë e juaja në drejtim të Skraparit pasi kalaja e komunizmit është bllok i malësisë që përfshin komunën e Potomit (Skrapar) ,Opar e Vithkuq…

Në një Ietëtr tjetër që komandanti i Ballit për Skraparin Abaz Ermenji i dërgon një komandanti të ballit kombëtar, Abaz Postenës, shkruan:

Ju duhet të vrisni të gjithë ata qe nuk mbështesin ballin kombëtar. Mblidhni të gjitha fuqitë tuaja por kësaj radhe do t’i mbledhësh të gjitha forcat, ata burrat të cilët nuk do te vijne i pushkatoni…

***

Ndërsa kryetari i Ballit Kombëtar bashkë me ushtrinë naziste vriste, masakronte kudo që shkonte edhe në fshatrat e Dangëllisë, Shtabi i Përgjithshëm me në krye Enver Hoxhën kishte urdhëruar te dislokoheshin brigadat partizane. Komandanti i Përgjithshëm i UNÇ Enver Hoxha u kishte vënë detyra konkrete komandave të njësive partizane që të merrnin në mbrojtje popullin e Dangëllisë.

 

Këto qëndrime dhe veprime të mbrapshta, të turpshme dhe antikombëtare të Mit’hat Frashërit nuk mund të zhbëhen nisur nga interesat e caktuara. Unë veteran dhe dëshmitar autentik i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, tashmë 96 vjeçar, për të gjitha këto dhe shumë gjynahe të tjera them me gjithë fuqinë e shpirtit dhe të zemrës se është e turpshme, antikombëtare dhe antihistorike nderimi që po kërkon t’i bëhet Mit’hat Frashërit.

Mit’hati nuk imeron këto nderime zyrtare. Unë jam Frashërlli sikurse dhe Mit’hati, dhe ndiej dhimbje kur i shqiptoj këto fjalë. Por të vërtetat sa do që të jenë të hidhura duhen thënë. Prandaj dhe po flas: Ndaleni këtë maskaradë që të mos ju mbulojë turpi edhe ju, o qeveritarët tanë!

Vendimi i qeverisë që kërkon t’i bëjë nderime madhështore Mit’hat Frashërit është tërësisht i gabuar. Po ta bënte këtë veprim Sali Berisha, sikurse bëri me ngritjen e Ahmet Zogut dhe gjithë tradhtarëve të kombit, edhe mund ta justifikonim. Por, që ta bëjë këtë një qeveri socialiste është sa absurde aq dhe provokatore.

Sepse, askush nuk e mohon faktin se Mit’hati është biri i familjes së nderuar të Frashërllinjve, por me veprën e tij antishqiptare , ai nuk ka asgjë të perbashkët me rilindësit e mëdhenj dhe me kontributet e Avdylit , Naimit e Sami Frashërit.  Ata kane qenë dhe mbeten atdhetarë te ndritur to te gjitha kohërave . Të vendosesh pranë tyre bustin e Mit’hat Frashërit që u shërbeu armiqve të kombit tonë, do të thotë të njollosësh lavdinë e tyre.

Organizata e veteraneve te LANC—it nuk është pajtuar me këto veprime e nuk do të pajtohet kurrë me ato që bien erë neofashizëm. Mbështet plotësisht dhe pa rezerva qëndrimin qe mban komiteti kombëtar i luftës dhe popullit shqiptar ndaj vendimit te qeverise per sjelljen e eshtrave dhe ngritjen e bustit të Mit’hat Frashërit. Veteranët dhe pasardhësit e tyre , populli i Dangëllisë dhe ai i Frashërit, si mbarë populli shqiptar beson dhe pret që qeveritarët tanë do të distancohen nga ky veprim i gabuar , dhe kjo do të pritet mirë nga çdo veteran, pasardhës atdhetarë nga mbarë populli kudo që ndodhet brenda dhe jashtë vendit.

*Veteran i Luftës Nacionalçlirimtare

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne