Fondacioni shqiptaro-amerikan/ Firmoset marrëveshja për krijimin e Agjencisë Kombëtare Arsimore, Rama: Vëmë në dispozicion një standard ekselence për shërbimet

Ministria e Arsimit dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim nënshkruan marrëveshjen për modernizimin e sistemeve të vlerësimit në Agjencinë e re Kombëtare të Shërbimeve Arsimore. Ligji për Agjencinë u miratua në parlament vetëm dy javë më parë me 76 vota pro.

Në një retrospektivë për mënyrën si gjërat funksiononin më parë krahasuar me dixhitalizimin e tanishëm, kryeministri Rama u shpreh se vetë procesi rrëzoi çdo akuzë ndaj tij.

“Duke parë prezantimin e mikut të ardhur nga Kembrixhi pas 7 vjetësh dhe 5 ministrave të ndryshuar, uk munda të mos kthehem mbrapa në momentin kur hodhëm hapin e parë në dixhitalizimin e sistemit duke vendosur një sistem rankimi të bazuar në rezultate dhe duke e bërë praktikisht të pamundur vazhdimin e rrugës së kaosit ku kush kishte një mbështetje, lidhje apo mundësi për të paguar, kapërcente dhe zinte vendin e dikujt tjetër që nuk i kishte.

Atë kohë pati një reagim shumë të madh kundër një procesi të tillë, por vetë procesi i rrëzoi të gjitha pretendimet dhe akuzat që u ngritën sepse për herë të parë nuk pati ankesa. Procesi ishte i tëri i bazuar në fakte dhe i përpunuar nga teknologjia. Sot më në fund hedhim këtë hap kaq të rëndësishëm për t’i dhënë përsëri një hapësirë të konsiderueshme në trajtimin e shërbimeve në funksion të arsimit parauniversitar dhe të lartë. Vëmë në dispozicion të të gjithë atyre që marrin dhe do të marrin shërbime arsimore një standard një standard ekselence si ai i universitetit të Kembrixhit. Kjo na bën krenarë për faktin që ia arritëm kësaj dite”, tha Rama.

“Tashmë kemi një model të përbashkët për rritjen e cilësisë, besueshmërisë dhe modernizimit të sistemit. Sot hyjmë në një fazë tjetër ku mbështetja e një donatoir na mundëson ekspertizën e një prej qendrave më të mira si Kembrixhi, e cila do të asistojë Agjencinë e re për rritjen e kapaciteteve të stafit, optimizimin e proceseve apo investimeve të duhura në teknologji”, bëri me dije Kumbaro./TPZ

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne