Forca e ISIS-it në Siri po zvogëlohet nga dita në ditë

Kontrolli i grupit ultra radikal Shteti Islamik (ISIS) në territoret në lindje të Sirisë është duke rënë nga dita në ditë, njoftoi drejtori i Observatorit Sirian të të Drejtave të Njeriut (OSDH).

“Kontrolli i zonave dhe fshatërave në lindje të Sirisë nga Shteti Islamik duhej të kishte përfunduar në fillim të këtij muaji, por ata vazhdojnë të kenë nën kontroll 11 fshatëra të vegjël në provincën Deir al-Zour”, deklaroi Abdel Rahman.

“Hajeen, një fshat i vogël në birgjet e lumit Eurfrat në jug të Deir al-zour dhe tetë vendbanime të tjera janë ende nën kontrollin e ISIS-it”, tha ai.

Luftëtarët e Shtetit Islamik janë të pranishëm në provincat siriane të Homsit, Hama, Al Hassakeh dhe zona të tjera në periferi të kryeqytetit Damask.

Abdel Rahman theksoi se “grupi xhihadist kontrollon ende tre për qind të terriotirt sirian”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne