Forcat ajrore Ruse ‘ndryshojnë pozitën e terroristëve’ në Siri

Me mbi 87 përqind të territorit Sirian tashmë të çliruar nga ISIS dhe mbi 96,000 instalime terroriste të shkatërruara nga sulmet ajrore Ruse, paqja në vendin e shkatërruar nga lufta mund të jetë ende larg pasi grupe të reja opozitare kanë hyrë në lojë, shumë prej të cilëve financohen nga SHBA, tha për Sputnik një ekspert ushtarak.
“Ushtria siriane, e mbështetur nga Rusia, padyshim e ka kthyer pozitën e terroristëve dhe kjo është diçka që as armiqtë tanë të betuar nuk mund ta mohojnë. Më pak se 15 për qind e territorit sirian tani kontrollohet nga forcat anti-qeveritare “, tha Viktor Baranets.

Megjithatë ai shtoi se do duhen vite që ushtria siriane dhe Forcat ajrore Ruse të mund të zaptojnë këtë 15 për qindësh sepse në Siri po dalin forca të reja të ndihmuara nga Shtetet e Bashkuara, e cila ka vene në dispozicion mbi 2 miliard dollarë për të riaktivizuar të ashtuquajturën Ushtria e Lirë Siriane.
“Kjo do të thotë se rruga drejt fitores do të jetë e gjatë dhe me zig-zake”, shtoi ai.

Avionët luftarakë rusë kanë kryer mbi 30,000 fluturime mësymjesh që nga fillimi i misionit të tyre në Siri, duke shkatërruar më shumë se 96,000 instalime terroriste.
Këtu përfshihen 8,332 posta komandash, 17,194 pike të forta, 53,707 përqendrime militante, 970 kampe trajnimi, 6,769 depo të armëve dhe municioneve, 212 fusha nafte, 184 rafineri të naftës dhe mijëra objektiva të tjerë.

“Në kohën kur Forcat tona ajrore filluan të godisnin terroristët në Siri, amerikanët tashmë i kishin bombarduar ata për dy vjet me më shumë se 6.000 fluturime. Si rezultat, më shumë se gjysma e territorit të vendit ishte nën kontrollin e ISIS. Sa më shumë që Amerikanët bombardonin ISIS-in, Frontin Nusra dhe të tjerët, më shumë territore binin nën kontrollin e militantëve.
Tani kemi raundin tjetër “, tha Baranets.

Lugina e lumit Eufrat tani mbetet e vetmja copë e madhe e tokës Siriane ende nën kontrollin e ISIS dhe forcat përparuese të Ushtrise Arabe Siriane tani i kanë çliruar disa pjesë të saj.

Rusia, së bashku me Iranin dhe forcat e milicisë lokale, që nga viti 2011 po e ndihmojnë qeverinë Siriane në luftën e saj kundër grupeve terroriste që po i shkaktojnë rrënim vendit arab.

Lufta në vazhdim ka lënë rreth 220,000 të vdekur dhe ka zhvendosur rreth 12 milionë njerëz, shumë prej të cilëve janë dyndur në vendet përreth si edhe në Evropë, duke e bërë atë krizën më të madhe humanitare që nga Lufta e Dytë Botërore, sipas Kombeve të Bashkuara./ Gazeta Impakt

burimi:sputnik

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne