Si i trajton Rama gratë e qeverisë?

Ministrja e re e drejtësisë, Etilda Gjoni, çuditi me deklaratën e parë që dha, kur pohoi se e kishte marrë vesh nga televizori që do të bëhej ministre. Ky pohim, që do të shkaktonte skandal kudo, ishte vetëm prelud i asaj që tregon për rolin real që kanë “femrat” në qeverinë Rama II.

Dje dhe sot, zonja Gjoni dhe homologia e saj e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, kanë dalë përpara shqiptarëve, për të lexuar dy deklarata shtypi. Ogerta përsëriti, nga podiumi i kryeministrisë (shiko foton), një tekst që i’a kishin shkruar më parë, që përsëriste atë që Rama kishte thënë prej ditësh: qytetarët shqiptarë nuk do të kenë më nevojë të mbajnë radha për kartën e shëndetit dhe për librezën shëndetësore.

Ndërsa sot tek i njëjti podium u shfaq Etilda Gjoni, e cila konfirmoi se qeveria shqiptare kishte gati infrastrukturën për institucionet që do monitorojnë reformën në drejtësi.

Po të shikohen me kujdes të dy videot e komunikatave që lexojnë ministret, gjëja e parë që vihet re është fakti që ato janë lexuese të këqia, kanë emocione, u merret fryma dhe bëjë pauza të pavenda.

Por, ky është halli më i vogël.  Po të thellohesh tek përmbajtja, vëren se ato lexojnë njoftime krejtësisht banale, për të cilat mund të dilte edhe një zëdhënëse e thjeshtë. Për më tepër ato vetëm recitojnë tekstin që u është shkruar më parë dhe nuk bëjnë asnjë koment, nuk u përgjigjen asnjë pyetjeje gazetarësh.

Prandaj problem ngrihet: Për çfarë i ka marrë Rama ato në kabinet, si politikane që komunikojnë me publikun, që mbrojnë vendimet e tyre, që i argumentojnë ato para njerëzve, apo si zëdhënëse të rëndomta të vendimeve që merr vetë?

Në asnjë vend të botës demokratike, ministrat për të cilët ka votuar një parlamenti i tërë, të cilët janë betuar në presidencë mbi kushtetutë, nuk dalin të lexojnë komunikata të zakonshme. As kryeministrat që i kanë zgjedhur nuk e kanë tagrin t’I trajtojnë ato si zëdhënëse të thjeshta shtypi. Por me sa duket, kabineti i barazisë gjinore, që është unik, prandaj edhe këtu do të ketë një rekord të vetin, që flet shumë për peshën reale të grave të qeverisë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne