Video: Sulmi Ajror Rus shkatërron Frontin Nusra tek sulmon Policinë Ushtarake në Idlib

Ministria e Mbrojtjes Ruse ka nxjerrë një video mbi sulmet ajrore Ruse të cilat ndihmuan të mbajnë në kontroll ofensivën iniciuar prej SHBA. Sulmi u krye kundra terroristëve el-Nusra në zonën e përshkallezimit të konfliktit në Idlib të Sirisë si dhe theu rrethimin që militantët i kishin shkaktuar një njësie ushtarake Ruse në zonë.

Pamjet tregojnë se si automjetet e armatosura copëtohen nga raketat e leshuara nga avionet dhe helikopteret luftarake, gjate kohes që ushtria Siriane nisi një kundërsulm masiv ku i detyroi xhihadistët të zmbrapsen.

Terroristët e Frontit al-Nusra përdorën artileri, tanke dhe automjete luftarake të këmbësorisë gjatë ofensivës së tyre në veri dhe në verilindje të qytetit Hama në zonën e Idlibit duke depërtuar brenda mbrojtjes të ushtrisë Siriane në një thellësi prej rreth 12 kilometrash.
Një deklaratë nga Shtabi i Përgjithshëm Rus tha se sulmi i militantëve ishte “iniciuar nga shërbimet sekrete amerikane për të ndaluar përparimin e suksesshëm të trupave qeveritare në lindje të qytetit Deir ez-Zor”.

Amerikanët mohojnë akuzat.

Një njësi e fortë 29 anëtarëshe e policisë ushtarake ruse u rrethua por i zmbrapsi sulmet e terroristëve për disa orë duke luftuar përkrah anëtarëve të një fisi aleat lokal derisa njësitë speciale ruse Spetsnaz dhe skuadrat speciale Siriane, të mbështetur nga avionët luftarakë Su-25, arritën për ti shpëtuar duke e thyer armikun.

Ofensiva terroriste u ndal, duke lënë pas 850 militantë të vrarë, 11 tanke, katër automjete të blinduara dhe pajisje të tjera ushtarake plotësisht të shkatërruara.

Ushtria siriane, e mbështetur nga avionët luftarakë rusë, filloi një kundërsulm dhe u rikthyer tërësisht në pozicionet e saj në zonën e përshkallezuar të Idlibit./ Gazeta Impakt

burimi:sputnik

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne