Forcat izraelite arrestojnë 17 palestinezë

Ushtarët izraelitë kanë arrestuar 17 palestinezë në rajonet e ndryshme të Kudsit Lindor dhe Bregut Perëndimor të pushtuar.

Sipas njoftimit nga Shoqëria e të Burgosurve Palestinezë, forcat izraelite mbrëmë vonë kanë bastisur disa rajone në Kudsin Lindor dhe Bregun Perëndimor.

Ushtarët izraelitë kanë arrestuar dhjetë persona në Kudsin Lindor, si dhe shtatë në Bregun Perëndimor me pretendime të ndryshme.

Në mesin e të arrestuarve gjendet edhe një grua dhe një palestinez 60-vjeçar.

Forcat izraelite rregullisht kryejnë bastisje në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor të pushtuar dhe arrestojnë palestinezët me pretendime të ndryshme.

Pas arrestimeve, të cilat janë bërë të përditshme, disa nga palestinezët, përfshirë gra dhe fëmijë, mbahen me ditë të tëra nëpër qendra burgimi./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne