Forcat izraelite arrestojnë një palestinez pranë Kudsit

Policia izraelite të shtunën arrestoi një palestinez me thikë në pikën e kontrollit Kalandia midis Ramallahut dhe Kudsit, sipas mediave izraelite.

Rojet kufitare ndaluan dy palestinezë të rinj pasi ngritën dyshime teksa po i afroheshin pikës së kontrollit, raportoi televizioni izraelit Channel 12.

Një thikë është gjetur tek njëri prej tyre, tha televizioni, duke shtuar se dy të rinjtë u morën në arrest për t’u marrë në pyetje.

Nga ana tjetër, gazeta “The Times of Israel” raportoi se dy roje të sigurisë pësuan lëndime të lehta ndërsa ndaluan palestinezin me thikë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne