Provokon Serbia, banderolë me krerët e luftës së UÇK-së para parlamentit

Para parlamentit të Serbisë në Beograd është vendosur një banderolë transparent me fytyrat e krerëve të luftës së UÇK-së dhe krerëve politikë të Kosovës.

Në banderolë shihen stema e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, fytyra e presidentit Hashim Thaçi, kreut të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj dhe fytyra e kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, të cilëve iu janë vendosur kryqe.

Kjo vjen pak kohë pasi Zyra e Prokurorit të Specializuar të Gjykatës Speciale ka publikuar një aktakuzë të pakonfirmuar ndaj dy ish-krerëve të UÇK-së, presidentit Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne