Forcat turke të sigurisë arrestojnë një terrorist në juglindje të vendit

Forcat turke të sigurisë kanë kapur një terrorist në provincën juglindore Mardin, njoftoi Ministria e Brendshme.

Sipas njoftimit të ministrisë, një armë kallashnikovi, dy granata dore dhe municione të tjera janë sekuestruar gjatë arrestimit.

Ministria nuk përmendi përkatësinë e terroristit, por forcat e sigurisë shpesh kryejnë operacione kundër PKK-së në lindje të vendit.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e cilësuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40.000 njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne