Rajoni

Hoti: Përveç dialogut, s’ka alternativë tjetër me Serbinë. Presim mbështetje nga vendet skeptike të BE-së për vizat

Kryeministri i Kosoves, Avdulla Hoti ka dalë në një konferencë për mediat pas kthimit nga Brukseli, ndërsa ka folur në lidhje me dialogun Prishtinë-Beograd dhe anulimin e takimit në SHBA.

Hoti nënvizoi faktin se përveç dialogut, nuk ka asnjë alternative tjetër me Serbinë.

Ai theksoi se takimi tjetër për dialogun do të mbahet së shpejti. Duke u ndal tek anulimi i takimit në Uashington, Hoti pohoi se kjo situatë u shkaktua për shkak të aktakuzave të ngritura nga presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti shpalosi temat të cilat i ka diskutuar në vizitën e tij në Bruksel, me theks të veçantë liberalizmin e vizave për Kosovën.

Hoti deklaroi se në diskutimet që ka pasur, ka ekzistuar mirëkuptim i plotë nga Parlamenti dhe Komisioni Evropian që Kosovës duhet t’i hapet drita e gjelbër për të lëvizur pa viza.
“Temat që kemi diskutuar në këto takime, pa përjashtim të gjitha janë tema me interes vital, duke filluar nga vizat, ka një mirëkuptim të plotë nga Parlamenti dhe Komisioni Evropian. Pranohet nga të gjithë që Kosova i ka plotësuar kushtet”,- tha ai.

Hoti ka komentuar edhe letrën që disa deputetët të Parlamentit Evropian i kanë dërguar kancelares Angela Merkel që në Presidencën e BE-së nga Gjermani që fillon me 1 korrik të marrë fund regjimi i vizave.

“Një grup i deputetëve të PE-së i kanë shkruar letër kancelares Angela Merkel që gjatë presidencës së Gjermansië të hiqen vizat për Kosovën. Kjo na bën me shpresë te të gjitha grupimet politike brenda Parlamentit Evropian kanë qasje të njëjtë karshi liberalizimi të vizave për Kosovën”,- u shpreh Hoti./BW

Etiketa

OPINIONE

INTERVISTA