Forcat izraelite arrestuan 80 palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar

Forcat izraelite arrestuan 80 palestinezë në pjesë të ndryshme të Bregut Perëndimor të pushtuar.

Sipas deklaratës me shkrim të bërë nga Shoqata e të Burgosurve Palestinezë, forcat izraelite vazhduan operacionet e ndalimit që filluan gjatë natës në Bregun Perëndimor.

Njoftohet se 80 palestinezë, duke përfshirë anëtarë të Këshillit Legjislativ, dy gazetarë dhe ish të burgosur, u arrestuan nga forcat izraelite në qytetet e Bregut Perëndimor, Ramallah, El-Halil, Betlehem, Nablus dhe Tulkarem.

Në deklaratë thuhet se “numri i palestinezëve të ndaluar në Bregun Perëndimor që nga 7 tetori, kur Izraeli nisi operacionet sistematike të hakmarrjes kundër popullit palestinez, ka kaluar mbi 930”./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne