Forcat izraelite përballen me rezistencën e armatosur të palestinezëve në Bregun Perëndimor

Në Bregun Perëndimor nën pushtimin izraelit u shënuan përleshje të armatosura mes palestinezëve dhe forcave izraelite të cilat kryejnë bastisje në rajon.

Sipas lajmit të transmetuar në faqen “Telegram” të kanalit Al-Aqsa, forcat izraelite janë përballur me rezistencë të armatosur gjatë bastisjeve që kanë kryer në shumë qytete në Bregun Perëndimor.

Palestinezët kanë dhënë kundërpërgjigje me armë ndaj bastisjeve në qytetet Nablus, Tul Karem dhe Jenin të Bregut Perëndimor.

Gjatë bastisjes në qytetin Tul Karem, kundër forcave izraelite u përdor një shpërthyes artizanal. Në qytet pati përleshje të armatosura mes rezistencës palestineze dhe forcave pushtuese izraelite.

Në lajmin e platformës u paraqitën deklaratat e Batalionit të Ndërhyrjes së Shpejtë Tul Karem i cili tha: “Luftëtarët tanë në kuadër të betejës ‘Tufani i Aksa-së’ kanë vendosur në objektiv me goditje intensive zjarri, forcat pushtuese në rajone të ndryshme të Tul Karem-it”.

Agjencia zyrtare palestineze e lajmeve WAFA njoftoi se ushtarët izraelitë kanë arrestuar 31 palestinezë gjatë bastisjeve që kanë kryer në zonat Ariha (Jericho), Al-Khalil (Hebron), Beit Rima të Bregut Perëndimor./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne