Ushtria izraelite ka vrarë 400 palestinezë në Rripin e Gazës brenda një dite

Ushtria izraelite ka vrarë 400 palestinezë, përfshirë fëmijë, gra dhe të moshuar në sulmet që ka zhvilluar në ditën e fundit në Rripin e Gazës nën bllokadë.

Pavarësisht thirrjeve të bëra nga bota për ndalimin e masakrës civile, ushtria izraelite vazhdon sulmet e saj kundër Gazës duke i rritur ato. Në një deklaratë nga ushtria izraelite thuhet se 320 pika janë goditur në ditën e fundit në Rripin e Gazës.

 

 

Sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA, në këto sulme kanë humbur jetën 400 palestinezë. Sipas informacioneve që WAFA ka transmetuar nga burimet shëndetësore në qytet, thuhet se 70 për qind e të vrarëve janë fëmijë, gra dhe moshuar.

Bashkë me këto humbje, rritet në 4.700 numri i palestinezëve të vrarë në Rripin e Gazës si pasojë e sulmeve të Izraelit që nga 7 tetori e deri më tani.

Konflikti Izrael-Palestinë

Krahu i armatosur i Hamasit, Brigadat Izzeddin Kassam, nisi sulm gjithëpërfshirës ndaj Izraelit në mëngjesin e 7 tetorit, të quajtur “Tufani i Aksa-së”.

Ndërsa mijëra raketa u hodhën nga Gaza drejt Izraelit, grupet e armatosura palestineze bastisën dhe morën nën kontroll portën kufitare Beit Hanun-Erez në kufirin Gaza-Izrael. Grupet e armatosura më pas hynë në vendbanimet brenda Izraelit dhe ushtria izraelite nisi sulme në Rripin e Gazës me dhjetëra avionë luftarakë.

Raportohet se 1.405 izraelitë, përfshirë 306 ushtarë humbën jetën ndërsa 5.132 u plagosën në sulmet e kryera nga Gaza.

Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se përfshirë 1.873 fëmijë dhe 1.023 janë vrarë 4.700 palestinezë, ndërsa 14.245 të tjerë u plagosën nga sulmet e Izraelit në Gaza.

Thuhet se 90 palestinezë janë vrarë në sulmet e forcave izraelite dhe kolonëve hebrenj në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Në sulmet izraelite humbën jetën edhe 18 gazetarë.

Në përleshjet që nisën mes ushtrisë izraelite dhe Hezbollahut në kufirin me Libanin më 8 tetor, humbën jetën 24 anëtarë të Hezbollahut si dhe 4 civilë përfshirë 1 gazetar.

Në sulmet e kryera nga Libani kanë humbur jetën 3 ushtarë izraelitë dhe 1 civil izraelit./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne