Forcat izraelite plagosin fotoreporterin e pavarur të AA-së në Bregun Perëndimor

Të paktën 7 palestinezë, përfshirë një fotoreporter që punon për Anadolu Agency (AA), u plagosën përderisa forcat izraelite përdorën plumba gome dhe gaz lotësjellës për të shpërndarë protestuesit që demonstronin kundër ndërtimit të vendbanimeve në Bregun Perëndimor të okupuar.

Palestinezët mbajtën demonstrata në qytetin Kafr Qaddum, në veri të Bregut Perëndimor, për të protestuar kundër vendbanimeve të paligjshme izraelite dhe murit ndarës izraelit, që kalon përmes Bregut Perëndimor.

Ushtria izraelite përdori plumba gome dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë demonstruesit, ndërsa protestuesit gjuanin me gurë ushtarët izraelitë.

Protestuesit dhe fotoreporteri i pavarur Nidal Shtayyeh u qëlluan me plumba gome.

Shtayyeh, i cili u lëndua në këmbë, tha se është trajtuar nga ekipet mjekësore palestineze në zonë dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

Ai u plagos nga forcat izraelite për të dytën herë brenda pesë muajsh.

Në muajin maj, Shtayyeh gjithashtu u plagos në këmbë me një plumb gome nga forcat izraelite përderisa po mbulonte tubimin në Kafr Qaddum.

Izraeli pas pushtimit të Bregut Perëndimor dhe Kudsit Lindor në vitin 1967, filloi të ndërtojë në rajon vendbanimet hebreje./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne