Forcat izraelite qëllojnë dhe verbojnë gruan e pafajshme palestineze në Jeruzalem

Forcat ushtarake izraelite kanë qëlluar dhe verbuar një grua palestineze në Jeruzalemin Lindor të al-Kudsit mes tensioneve të vazhdueshme ndërmjet protestuesve dhe trupave izraelite në territoret e pushtuara palestineze.

Forcat izraelite bastisën mbrëmë vonë lagjen al-Issawiya dhe hapën zjarr pa dallim. Një grua 52-vjeçare, e identifikuar si Fatima Mahmoud Obeid, u godit në syrin e majtë me një plumb çeliku të veshur me gomë, tha të dielën Muhammed Abu al-Hummus, një zyrtar lokal.

Burri i Fatimesë, Rajab, tha se gruaja e tij ishte ulur me vajzën dhe dhëndrin e tyre në ballkon, kur dëgjoi bërtitjen e saj të dhimbshme.

Gruaja e plagosur u dërgua në Qendrën Mjekësore Hadassah në Jeruzalem al-Kuds, ku mjekët thanë se Fatima kishte humbur shikimin në syrin e saj të majtë dhe kishte nevojë për një operacion për thyerjet në kafkën e saj të shkaktuara nga plumbat.

Territoret e pushtuara palestineze kanë përjetuar tensione të reja që nga koha kur forcat izraelite vendosën kufizime në hyrjen e adhuruesve palestinezë në kompleksin e Xhamisë së Al-Aksa në gusht të vitit 2015.

Më shumë se 300 palestinezë kanë humbur jetën nga forcat izraelite në tensionet që nga fillimi i tetorit 2015.

Regjimi i Tel Avivit është përpjekur të ndryshojë përbërjen demografike të Jeruzalem al-Kudsit gjatë dekadave të fundit duke ndërtuar vendbanime, duke shkatërruar vendet historike dhe duke dëbuar popullsinë palestineze lokale. Palestinezët thonë se masat izraelite synojnë të hapin rrugën për judaizmin e qytetit. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne