Bota

Forcat izraelite shkatërrojnë shtëpitë palestineze në Negev

Forcat izraelite kanë shkatërruar dy shtëpi palestineze në dy fshatra beduine që ndodhen në rajonin e Negevit.

Një numër i madh i forcave izraelite dhe i personelit nga Drejtoria për Zhvillimin e Beduinëve pranë Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Izraelit, kryen shkatërrimin me pretekstin e “ndërtimit pa leje”, sipas Lebad Abu Afash, kreut të komitetit lokal.

Abu Afash vuri në dukje se shtëpia e shkatërruar ishte shtëpia e një familjeje jetimësh palestinezë, duke shtuar se ata aktualisht janë të zhvendosur.

Sipas aktivistit të të drejtave Khaled Abu Kharma, buldozerët Izraelitë shkatërruan gjithashtu një tjetër shtëpi në periferi të fshatit Hura me të njëjtin pretekst.

Pothuajse 240,000 palestinezë aktualisht jetojnë në shkretëtirën Negev. Regjimi izraelit nuk ua njeh atyre pronësinë.

Autoritetet okupuese izraelite refuzojnë vazhdimisht të ofrojnë shërbimet bazë për banorët e qytetit të pushtuar. Regjimi izraelit ka kërcënuar gjithashtu të prishë shtëpitë e tyre.

Kjo nuk është hera e parë që forcat izraelite prishin shtëpitë palestineze.

Më parë në korrik, dy familje palestineze në Jeruzalemin e pushtuar Lindor u detyruan të shkatërronin shtëpitë e tyre nga forcat izraelite. Familjet u detyruan të prishnin shtëpitë e tyre në mënyrë që të shmangnin shpenzimet e rënda të ushtrisë. / © Gazeta Impakt

OPINIONE

INTERVISTA