Forcat okupatore izraelite vrasin me plumb në kokë një 19-vjeçar palestinez

Forcat okupatore izraelite kanë vrarë një adoleshent palestinez dhe plagosën një tjetër në Bregun Perëndimor. Një zëdhënës i “Gjysmëhënës së Kuqe” palestineze, Mahmoud al-Saadi tha se forcat izraelite qëlluan të dy adoleshentët ditën e djeshme, në një motoçikletë nga pika e kontrollit Jalameh.

Të rinjtë u dërguan menjëherë në spital, por 19-vjeçari, i cili është identifikuar si Abdullah Tawalba, nuk i mbijetoi plumbave që kishte marrë në kokë.

Shoku i tij, i cili mbetet i paidentifikuar, raportohet të jetë në gjendje të qëndrueshme.

Ushtria izraelite u justifikuan duke thënë se të rinjtë ishin duke shkuar për të kryer një sulm me bombë pranë qytetit palestinez Jenin, por një gjë e tillë u demantua pasi ai nuk kishte asgjë me veti në lidhje me bombë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne