Forcat turke neutralizojnë 2 terroristë të YPG/PKK në veri të Irakut

Avionët luftarakë të Turqisë neutralizuan 2 terroristë të YPG/PKK-së në kuadër të operacionit anti-terrorist në veri të Irakut, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes Kombëtare.

Terroristët u neutralizuan në një operacion ajror në rajonin Haftanin në veri të Irakut, tha ministria në Twitter.

Autoritetet turke shpesh përdorin fjalën “të neutralizuar” në deklarata që nënkupton se terroristët në fjalë u dorëzuan, u vranë ose janë kapur.

Terroristët e PKK-së shpesh strehohen në veri të Irakut për të planifikuar sulme ndërkufitare terroriste në Turqi.

Në deklaratë thuhet se operacionet kundër terrorizmit në rajon do të vazhdojnë pa asnjë ndërprerje.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK e renditur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnje. YPG është dega siriane e PKK-së./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne