Forcat turke neutralizojnë 8 terroristë të PKK-së në veri të Irakut

Forcat turke kanë neutralizuar 8 terroristë të organizatës terroriste PKK në veri të Irakut.

Në një deklaratë nga Ministria turke e Mbrojtjes njoftohet se 8 terroristët e PKK-së u neutralizuan në rajonet Zap dhe Haftanin në veri të Irakut nëpërmjet operacioneve ajrore pas zbulimit të tyre me mjetet zbuluese dhe vëzhguese.

“Jemi të vendosur dhe vazhdojmë të shkatërrojmë strehimoret e organizatës terroriste PKK në veri të Irakut. Tetë terroristët e PKK-së u neutralizuan me operacione të papritura ajrore pasi u zbuluan me mjetet zbuluese dhe vëzhguese në rajonet Zap dhe Haftanin”, thuhet në deklaratën e ministrisë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne