Forcat turke shkatërrojnë komandën e PKK-së në rajonin Herekol

Gjatë një operacioni të forcave turke në rajonin Siirt, një qytet në juglindje të Turqisë, dhe kryeqendër e provincës me të njejtin emër, u shkatërrua selia e organizatës terroriste PKK.

Ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu, deklaroi se në zonën e malit Herekol janë neutralizuar pesë terroristë të PKK-së, duke përfshirë edhe anëtarë të rangut të lartë.

Ai theksoi se gjatë operacionit është shkatërruar komanda e organizatës terroriste PKK.

“Njësitë tona speciale në malin Herekol neutralizuan pesë terroristë. Njëri prej tyre ishte i ngrakuar për zonën Herekol. Por më e rëndësishme është se grupi Cemce u shkatërrua, dhe se gjithashtu u shkatërrua edhe komanda e ashtuquajtur e PKK-së në zonën Herekol”, shkroi Soylu në Twitter.

Pjesëtarët e PKK-së, e cila është e shpallur si organziatë terroriste në Turqi, SHBA dhe BE, gjatë veprimtarisë së saj terroriste mbi 30-vjeçare është përgjegjëse për vdekjen e mbi 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe të moshuar./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne