Paskal Milo: Jam i habitur, nuk e kuptoj përse i manipulojnë ato që kam thënë për Skënderbeun

Historiani Paskal Milo i ftuar në “Provokacija” sqaron se si qëndron e vërteta e deklaratave të tij lidhur me origjinën e nënës së Skënderbeut që u vendos në qendër të diskutimit ditët e fundit.Ai u shpreh se shoqëria ende është me një nivel të ulët kulturor, që vazhdojnë të mbeten “skllevër” të disa formulimeve të vjetra.

“Deformimi është sepse kanë shkëputur fraza nga një debat thuajse 2 orësh për të krijuar atë përshtypje që donin. Mua më vjen keq përse ne shqiptarët akoma kemi një nivele të ulët kulturor, për të rënë viktimë e disa njerëzve që nuk dinë të bëjnë gjë tjetër, por vetëm shpifin.

Unë nuk i frekuentoj rrjetet sociale. Jam habitur, konstatova një manipulim kolosal, të qëllimshëm. Nuk e di për çfarë arsyeje. Nuk besoj se më adresohet mua personalisht, pavarësisht se lidhet me ermin tim, por nuk kam dhënë arsye që të kem kundërshtar të tillë, apo shpifës të tillë”, tha Milo.

Gjatë bisedës në studio ai theksoi se beson se është për llogari të tjera të karakterit gjeopolitik që sipas tij zbatohen në Shqipëri nga aktorë lokal të paguar.

Shpifin se unë kam thënë që Skënderbeu është serb, ka origjinë Serbe. As ju dhe as unë nuk e kemi thënë një gjë të tillë.

I ftoj që të lexojnë se cfarë kam shkruar në 2018. Njeriu duhet të lexojë përpara se të kritikojë e jo të kritikojë apriori. Askush nuk ka thënë që Skënderbeu është Serb, është marrëzi ta thuash.

Edhe studiuesit Serb kanë rënë dakort që Skënderbeu është hero nacional i shqiptarëve.

Por që ka një tezë të mbështetur në dokumenta të historianëve si Barleti, dhimitër frangaj, Gjon Muzaka etj që nëna e Skënderbeut ka qenë me origijnë sllave nuk është mëkat ta thuash, është një e vërtetë.

Pse këta superpatriotë ndaj një të vërtete reagojnë në mënyrë idioteske, unë se kuptoj.

Në atë kohë, në mjesjetë shqiptarët dhe serbët dhe këtu flas me kopetenca si historian nuk kanë patur gjera për të ndarë dhe nuk kanë qenë në luftë me njëri-tjetrin dhe kanë patur kryshqi midis tyre. Në këtë periudhë kryshqitë ishin gjeja më normale midis shqiptarëve dhe serbëve. Kjo bëhej për arsye të ndryshme, qoftë për focimin e pozitave të njerzve, mbretërive, për pasuri etj. Nuk kemi pse ta gjykojmë princ Gjonin që shkoi dhe mori një princeshë të quajtur vojsava në territorin fqinjë të principatësh së tij dhe as mua apo të tjerët qe po e themi këtë të vërtetë që është thënë në shekuj. Madje edhe djali i skënderbeut është martuar me vajzën e një despoti serb. Motra e skënderbeut e quajtur Jella u martua me Stefan Cernovicin që ishte Malazes. Motra e Donikës mori për burrë mbretin e Serbisë Brankovicin, i cili pasi u qërrua ka ardhur në krujë dhe ka jetuar bashkë me Skënderbeun në fund të jetës së tij. Këto janë të vërteta historike që nuk e cënojnë figureën e Skënderbeut dhe faktin që ai është heoi nacional i shqiptarëve.

Kur këtë e thotë e gjithë bota, pse këta të marrë të rrjeteve sociale komandohen nga njerëz keqdashës dhe bien viktimi kur nuk e dini historinë të paktën të na pyesin.

Në Athos, ku është një Mal i Shenjtë dhe ku janë një numër manastiresh, është një manastir Serb që quhet Manastiri i Hilandajit i krijuar nga SHën Sava dhe cari Serb aty Gjon Kastrioti, babai i Skënderbeut në këtë manastir serb ka blerë disa deflate dhe ka qenë aty dhe Rreposhi djali i tij, pra vëllai i Skënderbeut ka vdekur aty dhe aty është varosur.

Ka një dokument të vitit 1426 në bazë të së cilit Gjon Kastrioti që së bashku me djemtë e tij, Rreposhin, Stanishën, Konstandinin dhe Gjergjin i dhurojnë Manastirit të Hilandajit I dhurojnë 2 fshatra si pronë”, u shpreh ai./abcnews

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne