Forcat turke të sigurisë në operacionet e sigurisë së brendshme neutralizuan 3 terroristë

Në operacionet antiterror të mbështetura nga ajri të kryera në zonën rurale në Mush (Muş) nga Komanda e Xhandarmerisë së Rrethit (Mush) u neutralizuan dy terroristë ndërsa në operacionet e kryera në zonën rurale të nënprefekturës Lixhe (Lice) të Dijarbakërit (Diyarbakır) u neutralizua një terrorist.

Në komunikatën e bërë nga Ministria e Punëve të Brendshme thuhet se në operacionet e mbështetura nga ajri të kryera në zonën rurale të nënprefekturës Mush në kuadër të operacioneve që vazhdojnë për sigurinë e brendshme u neutralizuan dy terroristë.

Ndërsa në operacionet antiterror të kryera në zonën rurale të Dijarbakërit nga Komanda e Xhandarmerisë së Rrethit (Dijarbakër) u neutralizua një terrorist.

Ministria njofton se operacionet në këto zona po vazhdojnë./TRT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne