“Njeriu s’e ka prejardhjen nga majmuni” – Miliarderi norvegjez investon për rrëzimin e teorisë së Darvinit

Investitori dhe pronari i anijeve, Einar Rasmussen, një nga burrat më të pasur të Norvegjisë, nuk beson se njerëzit e kanë prejardhjen nga majmunët dhe dëshiron që nxënësit e shkollave norvegjeze të ndajnë pikëpamjet e tij.

Multibiliilieri norvegjez, Einar John Rasmussen, ka kontribuar 15 milionë korona norvegjeze (1.65 milionë dollarë) në fondacionin e krijuar rishtazi ‘BioCosmos’, qëllimi i të cilit është të hedhë poshtë teorinë e Darvinit për evolucionin.

Në vend të kësaj, fondacioni është i angazhuar për të përhapur teorinë e ‘modelit inteligjent’, i cili bazohet në idenë se natyra është aq e rregulluar sa nuk mund të ketë ndodhur evolucioni në mënyrë të rastësishme, por është rezultat i inxhinierisë.

Sipas manjatit 81-vjeçar nga Kristiansand, kjo teori duhet të mësohet në shkollat ​​norvegjeze.

‘Dëshira ime është ta bëj të njohur për publikun pjesën më të madhe të këtij hulumtimi modern. Ai ka dallime të rëndësishme nga Darvinizmi’, tha Rasmussen për transmetuesin kombëtar NRK.

‘Kur bëhet fjalë për mikroevolucionin, ka diçka që ndodh në natyrë. Asnjë hap i madh evolucionar nuk është vërejtur. Ato nuk janë të dokumentuar’, tha Rasmussen./hashtag

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne