Bota

Xhamu Kashmiri ndahet në dy pjesë

Xhamu Kashmiri, statusi i veçantë i të cilit u hoq më 5 gusht të këtij viti nga qeveria nacionaliste hindu e kryeministrit të Indisë, Narendra Modi, u nda në dy pjesë.

Sipas mediave lokale indiane, qeveria e Partisë Popullore Indiane (BJP) me anë të rregullores për ristrukturimin e Xhamu Kashmirit të miratuar para rreth 3 muajve, u krijua Xhamu Kashmiri dhe Territori i Unionit Ladakh.

Me anë të rregullores së re është hequr një pjesë e Kushtetutës për Xhamu Kashmirin ndërsa Kodi Penal Ranbir që ishte në dispozicion në këtë shtet do të përfundojë sot. Shteti nuk do të ketë as flamurin e tij.

Me ndarjen e Xhamu Kashmirit në dy pjesë, numri i shteteve federale në Indi nga 29 bie në 28, ndërsa numri i territoreve të unionit nga 7 rritet në 9.

– Deklaratat e Modit

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, në fjalimin e tij më 31 tetor të vitit të kaluar në vendlindjen e tij, shtetin Gujarat, gjatë inaugurimit të shtatores më të madhe në botë të Sardar Vallabbhai Patel, pretendoi se “Neni 370 i kushtetutës që i jep status të veçantë Xhamu Kashmirit dhe e cila u hoq më 5 gusht, rajonit i jep vetëm separatizëm dhe terrorizëm”.

Duke mos përmendur emër por duke aluduar në Pakistanin, Modi tha disa elemente po e përhapin separatizmin dhe terrorizmin, me të cilën po përpiqen që të shkatërrojnë unitetin e Indisë. “Edhe nëse përpiqen qindra vite askush nuk mund të na shfarosë dhe të na fitojë”, tha ai.

Modi më tutje potencoi se heqjen e statusit të veçantë të Xhamu Kashmirit ia dedikojnë Patel-it i cili është një ndër liderët e pavarësisë së vendit. “Duka marrë frymëzim nga Sardar Patel, përqendrohemi në unitetin emocional, ekonomik dhe kushtetues të vendit”, theksoi Modi.

Kryeministri indian duke nënvizuar se Xhamu Kashmiri ka problem të integrimit me rajonet tjera të vendit, tha se kjo më do të ndryshojë.

– Patel, rol të rëndësishëm në periudhën pas pavarësisë

Që nga viti 2014 kur qeveria e BJP-së është në pushtet në Indi, ditëlindja e Patel festohet si “Dita e Unitetit Kombëtar”. Monumenti i gjatë prej 182 metrash i Patel-it, emërohet si “Skulptura e Uniteti”.

Pas largimit të kolonëve britanikë nga shteti në vitin 1947, Patel u bë ministri i parë i Brendshëm i Indisë dhe quhej “Njeriu i Hekurt i Indisë”. Ai pati rol të rëndësishëm në integrimin e shteteve të ndryshme pas pavarësisë.

– Heqja e statusit të veçantë për Kashmirin

Më 5 gusht, India anuloi nenin kushtetues 370 që i garanton Kashmirit status të veçantë prej më shumë se gjysmë shekulli. Xhamu Kashmiri u nda në dy rajone me statusin “Territor i Unionit” i lidhur me qendrën.

Pas vendimit, forcat indiane të sigurisë në Xhamu Kashmir intensifikuan operacionet dhe presionet ndaj popullatës, ndërprenë linjat e komunikimit si dhe arrestuan drejtuesit dhe anëtarët e të gjitha partive lokale në rajon.

Që nga viti 1947, kur India fitoi pavarësinë nga Britania e Madhe, Xhamu Kashmiri ishte në një pozitë të privilegjuar të miratonte ligjet e veta. Ky status i veçantë përfshinte edhe ligjin e shtetësisë, i cili nuk lejonte që të huajt të vendoseshin dhe të përfitonin pronë në rajon./AA

OPINIONE