Forcat ushtarake të regjimit sionist përsëri sulmojnë palestinezët në xhaminë Aksa

Forcat ushtarake të regjimit sionist të hënën në mbrëmje kanë sulmuar përsëri palestinezët në xhaminë Aksa dhe kanë plagosur 50 persona mes tyre edhe Mostafa Barguthi, sekretari i përgjithshëm i Iniciativës Kombëtare të Palestinës.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Organizata Gjysmëhëna e Kuqe e Palestinës ka deklaruar se Barguthi është plagosur në kokë nga një plumb i forcave të regjimit sionist. Ai është dërguar menjëherë në spital. Burimet palestineze kanë thënë se të paktën 50 palestinezë janë plagosur si pasojë e sulmit të egër të forcave ushtarake të Izraelit ndaj falësve të namazit në afërsi të portës Bab Al-Asbat të xhamisë Aksa në pjesën e vjetër të Kodsit të shenjtë. Forcat ushtarake të regjimit sionist të premten gjithashtu kanë martirizuar 3 të rinj palestinezë në portën Bab Al-Asbat. Pas këtij veprimi, kryeministri i regjimit sionist ka urdhëruar mbylljen e portave të xhamisë Aksa për palestinezët myslimanë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne