Forcimi i lekut, BSH: Frenoi rritjen e inflacionit, në 2 vite u kursyen 92 mld lekë

Leku po vazhdon të qëndrojë në pozita të forta ndaj valutave të huaja, ku të enjten sipas kursit zyrtar të Bashkës së Shqipërisë, 1 euro këmbehet me 103,78 lekë, 1 dollar amerikan me 94.21 lekë ndërsa një paund britanik me 120.18 lekë.

Banka e qendrore thotë në raportin e ri se forcimi i monedhës vendase dy vitet e fundit ka ndaluar rritjen e inflacionit me 2.5 pikë përqindje, duke i kursyer ekonomisë 92 miliardë lekë. Erald themeli drejtori politikes monetare në Bankën e Shqipërisë shprehet se forcimi i lekut ka mundësuar përthithjen e presioneve inflacioniste nga jashtë.

Po ashtu banka e Shqipëri thotë se forcimi i kursit të këmbimit ka rritur qëndrueshmërinë e borxhit të huaj dhe atij publik të ekonomisë sonë , duke ndihmuar në mënyrë indirekte edhe në uljen e kostove të shërbimit dhe të rifinancimit të tyre dhe të rifinancimit të tyre./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne