Forcohen kontrollet për daljet nga vendi, ja kushtet

Fenomeni i azilkërkimit të shtetasve shqiptar, në vende të Bashkimit Europian është bërë një shqetësim i madh që mund të rrezikojë lëvizjen e lirë të shtetasve shqiptarë. Kështu prej datës 1 gusht qarkullon një urdhër i firmosur nga kreu i policisë së Shtetit, Haki Çako me qëllim forcimin e kontrollit të shtetasve shqiptarë në dalje nga kufiri shtetëror.

Sipas dokumentit të siguruar nga “Gazeta Express” urdhëri i Çakos përmban 14 rekomandime, qe duhet të zbatohen nga të gjithë punonjësit e drejtorisë së kufirit që kanë në kompetencë për të kontrolluar daljet e shtetasve shqiptarë jashtë territorit tonë.

“Në dalje të kufirit shtetëror të forcohet kontrolli i shtetasve që nuk plotësojnë kushtet e udhëtimit për hyrjen dhe qëndrimin në vendet Shengen / BE-se duke kryer verifikime dhe intervistime të detajuara si: adresën e saktë të akomodimit në vendin e destinacionit ku do shkojë; ftesa e pritësit në vendin e destinacionit (të përmbajë kontaktet e pritësit); biletë rezervimi për kthimin si dhe mjetet financiare për mbulimin e shpenzimeve për kohën e qëndrimit”, – thuhet ne urdher.

Kontrollet do të shtohen edhe ndaj agjensive turistike, me të cilat fare lehtë kushdo mund ti përdorë për qëllime azili.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne