“Foreign Policy”: Armë kontrabandë nga SHBA-ja për terroristët e YPG-së

Revista “Foreign Policy” pretendon se Pentagoni errëson dëshmitë duke fshehur ndihmat në armatime nga inspektimi ndërkombëtar…

Sipas një pretendimi të publikuar në revistën amerikane, “Foreign Policy”, Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kanë dërguar PYD/YPG-së, fraksioni sirian i organizatës separatiste terroriste PKK, si dhe disa organizatave të ngjashme me të, armatime me vlerë 700 milionë dollarë për të luftuar kundër DAESH-it në Siri.

Kjo shumë pritet të arrijë në 2,2 miliardë dollarë në 5 vite, thekson i njëjti burim.

“Foreign Policy” hedh pretendimin se Departamenti amerikan i Mbrojtjes (Pentagon), i cili po inventarizon armët e ish-Bashkimit Sovjetik duke i marrë ato nga kompanitë e lidhura me organizatat kriminale të Bllokut Lindor, errëson dëshmitë duke fshehur ndihmat në armatime nga inspektimi ndërkombëtar./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne