Foreign Policy: Cipras meriton Nobel për Paqen

Arritja e marrëveshjes për emrin e Maqedonisë sipas revistës Foreign Policy meriton çmimin “Nobel” për Paqen. “Dy liderët që meritojnë Çmimin Nobel për Paqen nuk u takuan këtë javë në Singapor. Ata do të takohen të dielën në kufirin mes Greqisë, Maqedonisë dhe Shqipërisë”-shkruan revista. Më tej thuhet se kryeministrat Alexis Cipras dhe Zoran Zaev do të nënshkruajnë arritjen e marrëveshjes për zgjidhjen e konfliktit afatgjatë mbi emrin e Maqedonisë. Vendi ballkanik sipas marrëveshjes do të njihet me emrin “Republika e Maqedonisë Veriore”

Sipas Foreign Policy, marrëveshja është shumë më tepër se kaq. Ajo krijon një precedent për të trajtuar konflikte të kësaj natyre jo vetëm në Ballkan, por në të gjithë botën. Autori i shkrimit pohon se opozitat nacionaliste kanë reaguar ashpër në të dyja vendet, duke sulmuar udhëheqësit e tyre si tradhtarë. Për të shmangur këtë efekt, është urgjente që Cipras e Zaev të fitojnë jo vetëm mbështetje, por edhe njohjen ndërkombëtare, thekson më tej Foreign Policy.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne